` . Tiranë, kongres shkencor për gjuhën turke në Ballkan - TV-SHENJA

Tiranë, kongres shkencor për gjuhën turke në Ballkan

Kongresi shkencor me temë “E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e mësimit të turqishtes në Ballkan”, ka mbledhur së bashkë në Tiranë, studiues, profesorë të turqishtes, përfaqësues të universiteteve nga Shqipëria, Turqia dhe më gjerë, dhe studentë të interesuar për turqishten, raporton AA.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike pranë këtij fakulteti, Universiteti Sarkarya dhe Universiteti Medeniyet të Turqisë, po organizojnë në bashkëpunim kongresin e 3-të ndërkombëtar për mësimin e turqishtes në Ballkan si një gjuhë e huaj.

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr Artur Sula, në fjalën e tij përshëndetëse, tha se kjo konferencë (kongres), ka një rëndësi të veçantë sepse po organizohet për herë parë në Shqipëri për gjuhën turke si gjuhë e huaj.

“Kjo gjuhë(gjuha turke) është bërë shumë e afërt për shqiptarët, që sa vjen e bëhet më e qenësishme në Shqipërim, si nga mediat, aktivitetet ekonomike, etj. Objektivi kryesor i universiteteve shqiptare është orientimi drejt tregut të punës. Në këtë kontekst Fakultetin e Gjuhëve të Huaja e shikoj shumë mirë të orientuar drejt tregut të punës. Fakulteti jonë do fillojë të përgatisë edhe mësues të gjuhës turke dhe këtë do ta realizojmë më mirë dhe në mënyrë cilësore nga bashkëpunimi me universitetet turke”, theksoi Sula.

Ndërsa zëvendësrektori i Universitetit të Sakarya-s, Prof.Dr Musa Eken, theksoi se “Kemi 3200 studentë mysafirë. Ne i quajmë studentët e huaj mysafirë, ku një pjesë e tyre janë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Universiteti ynë ka 80 mijë studentë dhe për nga numri është një universitet i madh dhe kemi 18 fakultete. Kemi hapur jo vetëm dyert tona, por edhe zemrën tonë.”

Në ceremoninë e hapjes së kongresit shkencor për gjuhën turke në Ballkan foli edhe këshilltari dhe anëtari i bordit ekzekutiv të Fondacionit turk Maarif, Ahmet Turkben (Ahmet Türkben). Ai është ndaluar në punën e këtij fondacioni në botë, veçanërisht në Ballkan për ngritjen dhe ofrimin e procesit mësimor, organizatën terroriste FETO, etj. Lidhur me FETO-n, ai ka theksuar se në vendet që kanë vizituar kanë shpjeguar veprimtarinë e organizatës terroriste FETO.

“Historia jonë është një dhe kultura jonë është një. Për të zhvilluar më tej këtë bashkim duhet që të hiqen sa më shumë pengesat që mund jenë rastisur në kohë. Maarif është themeluar në muajin shtator 2016 menjëherë pas tentativës për grusht shteti që ndodhi në vendin tonë. Tentativa neve na dha shumë mësime. Fethullah Gülen luajti me ndjenjat e njerëzve. Ne përjetuam se si ai me mendimet e tij duke edukuar(të rinjtë) në mënyrë të gabuar i shndërroi ato në bomba të gjalla, ne jemi dëshmitarë të kësaj. Ata krahas dëmtimit për vendin tonë, me institucionet arsimore të tyre mund bëhen dëmtues edhe në vendet ku vazhdojnë aktivitete jashtë Turqisë. Maarif është themeluar në mënyrë që vendet jashtë Turqisë të mos marrin të njëjtën goditje që mori Turqia”.

Ai ka shtuar më tej se “Ne si fondacion do të marrim përsipër të gjithë procesin mësimor edukativ që nga faza parashkollore deri në arsimin e lartë. Deri tani kemi vizituar 55 vende të botës dhe në vizitat tona jemi takuar me drejtuesit më të lartë të këtyre vendeve, ku ju kemi shpjeguar veprimtarinë e organizatës terroriste FETO. Në një 20 vende kemi arritur suksese. Në Shqipëri kemi marrë në administrim Institutin Kanadez të Teknologjisë. Turqia iu ka hapur dyert juve dhe ju them edhe nëpërmjet Maarif-it hapni dyert e gjithë botës. Dera e Fondacionit Maarif është e hapur”.

Seancat e kongresit dyditor do të fokusohen në disa fusha si në didaktikë, linguistikë, sociolinguistikë, multikulturakizmi, dygjuhësia, etj. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe Institutit Instituti “Ynus Emre” në Tiranë, që mbështesin këtë kongres shkencor.

Postime të Ngjajshme