` . Tiranë, ceremoni përkujtimore për 15 Korrikun - TV-SHENJA

Tiranë, ceremoni përkujtimore për 15 Korrikun

Me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shtetit në Turqi ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga Organizata Terroriste FEO, nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në vend është organizuar një ceremoni përkujtimore, raporton AA.

Në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve, në kryeqytetin e Shqipërisë, merrnin pjesë zyrtarë të lartë të vendit, si ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, drejtues të Bashkisë së Tiranës, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri dhe shumë qytetarë të ardhur nga atë gjitha qytetet e vendit.

Fillimisht u mbajt një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e dëshmorëve të 15 Korrikut dhe më pas u shfaq një video e përgatitur nga AA që tregon të gjithë dinamikën e tentativës për grusht shteti deri në pengimin e saj përfundimtar.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, duke mbajtur një fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni tha se pasues terroristë të Organizatës Terroriste FETO, të veshur me uniforma që kishin depërtuar fshehurazi prej vitesh në Forcat e Armatosura Turke, në mënyrën më të egër dhe më kriminale sulmuan shtetasit e pafajshëm me synimin për të eliminuar strukturën kushtetuese demokratike të Republikës së Turqisë dhe për të vendosur sundimin e dhunshëm dhe oligarkik të FETO-s.

“Pasuesit e FETO-s në Shqipëri në institucionet arsimore që i përkasin organizatës ose që administrohen nga organizata, duke u shpëlarë trurin fëmijëve që i zgjedhin ose i venë në shënjestër, përpiqen t’i shndërrojnë ata në robotë në varësi të tyre. Familjet duhet t’i mbajnë larg fëmijët nga këto shkolla. Nuk duhet t’i hedhin në zjarr. Pastrimi i parave, shpifjet, falsifikimet në dokumentet zyrtare, evazioni fiskal, fshehtësia, mbajtja mbyllur e gjithçkaje, sajimi i provave të rreme, organizimi në celula dhe shpëlarja e trurit janë veçoritë tipike të kësaj organizate të rrezikshme”, theksoi Bayraktar.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë shtoi më tej se “Pastrimi nga Shqipëria i kësaj organizate para së gjithash është në të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.”

Ndërkohë, në emër të 21 organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, lexoi një deklaratë, kryetari i Fondacionit “Alsar”, Mehdi Gurra. Në deklaratë thuhet se grupimi i këtyre organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri dënon përsëri fuqishëm tentativën për grusht shteti që Organizata Terroriste FETO organizoi më 15 korrik 2016 në Turqi, në një vend mik dhe partner strategjik me Shqipërinë.

“Ne theksojmë se Organizata Terroriste Fetoiste (FETO), e cila ndërmori këtë tentativë të poshtër për të zhdukur rendin demokratik kushtetues duke përdorur armët dhe dhunën, përbën një kërcënim për çdo vend ku ajo ndodhet. Ne si Organizata të Shoqërisë Civile nënvizojmë se jemi pranë Turqisë dhe popullit mik turk përsa i përket eliminimit të kësaj organizate terroriste në çdo cep të botës, përfshirë edhe Shqipërinë”, theksohet në deklaratë.

Një fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni mbajti edhe kryetari i shoqatës “Çamëria”, dhe njëkohësisht nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, i cili theksoi se sot janë mbledhur së bashku në këtë ceremoni për të përkujtuar 250 dëshmorët e popullit turk.

“U vranë në mënyrë djallëzore përmes një tentative për grusht shteti. Për Turqinë liria është e shenjtë, prandaj ata nuk mund të nëpërkëmbin këtë popull, ligjin dhe rendin kushtetues. Kushdo për çdo arsye nuk mund ngre armët dhe të vrasë popullin e tij, aq më pak për të vendosur një pushte jo legjitim, që vjen prej organizatave të tilla që nuk kanë as dashurinë më minimale për popullin e vet, siç është organizata FETO. Kemi shprehur solidaritetin me popullin turk, presidentin dhe i kemi miq të vyer. Ne duam që populli i lirë turk të vazhdojë zhvillimin. Dënojmë organizatën FETO për këtë tentativë”, theksoi Hado.

Në fund, veterani i 15 Korrikut, Ismet Doğan rrëfeu përjetimet e tij natën e tentativës për grusht shteti, duke theksuar se “Ne si popull i Turqisë i treguam botës më 15 korrik guximin që kemi.”

Postime të Ngjajshme