` . TIKA jep donacion për Qendrën Nacionale për Konzervim (Video) – TV-SHENJA

TIKA jep donacion për Qendrën Nacionale për Konzervim (Video)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA i ka dhuruar sot një donacion Qendrës Nacionale për Konzervim. Donacioni përbëhet prej 26 kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera kompjuterike. Koordinatori i TIKA-s në Maqedoni,  Ajtekin Ajden, sqaroi se qëllimi i donacionit është mbështetja e punës së kësaj qendre dhe zhvillimi i kapacitetit të saj.

AJTEKIN AJDEN, TIKA

“Nga viti 2005, TIKA ka realizuar mbi 850 projekte në Republikën e Maqedonisë. Më prioritare janë projektet nga fusha e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe në bujqësi. Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe projektet nga fusha e restaurimit janë po ashut shumë të rëndësishme dhe kemi realizuar shumë në numër. Qëllimi është që ajo në mnëyrën më të mirë t’i përcillet gjeneratave të ardhshme, por edhe të tërheqin më shumë turistë në Maqedoni”.

Drejtori i Qendrës Nacionale për Konzervim, duke falënderuar TIKA-n për këtë donacion, theksoi bashkëpunimin shumëvjeçar të agjencinë me institucionin që ai drejton.

MEHMET SELMANI, DREJTOR I QENDËRS NACIONALE PËR KONZERVIM

“Dëshiroj të theksoj se TIKA e cila në të njejtën kohë është partneri ynë shumëvjeçar dhe mbështetës finaciar për shumë objekte të rëndësishme të sferës së konzervimit dhe restaurimit, të trasjëgimisë kulturore dhe periudhës osmane e cila ndodhet në territorin e Maqedonisë.

Ndërkohë, ministri i Kulturës, Robert Allagjazovski, tha se ky donacion flet për bashkëpunimin e mirë të Maqedonisë dhe Turqisë në të gjitha sferat. Teuta Buçi /SHENJA/