` . Tifozët kundërshtojnë kandidaturën e Gjermanisë për EURO 2024 – TV-SHENJA

Tifozët kundërshtojnë kandidaturën e Gjermanisë për EURO 2024

Në shumë ndeshje të Bundesligës gjermane në futboll, por edhe në ndeshjet e ligave më të ulëta, tifozët protestuan kundër kandidimit të Gjermanisë për të organizuar Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2024).

Gjatë ndeshjeve në fjalë, janë parë transparente të shkruara me kritika ndaj presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel, si dhe kandidimit të vendit për EURO 2024, me pretekstin se Federata e Gjermanisë është e përfshirë në korrupsion.

Në ndeshjen mes Augusburgut dhe Werder Bremenit, tifozët e të dyja ekipeve me parulla dhe transparente shprehën kundërshtimin e tyre për kandidimin e Gjermanisë.

Në ndeshjen e ligës së dytë midis Dynamo Dresden dhe Darmstadt, tifozët shfaqën mesazhin “Nuk kemi nevojë për turne të blerë me euro. Ajo që na duhet janë ndryshimet”.

Fitozët e Stuttgartit, gjatë ndeshjes me Fortuna Dusseldorf, kritikuan DFB-në duke shfaqur një transparent të madh me logon kandiduese të Gjermanisë dhe një flamur të UEFA-së.

Aty në vend që të shkruante “Futbolli na bashkon”, qëndronte “Paraja na bashkon”. /AA/