` . Thyen këmbën mesfushori i Evertonit (FOTO) – TV-SHENJA

Thyen këmbën mesfushori i Evertonit (FOTO)

James McCarthy ka pësuar një lëndim shumë të rëndë në përballjen e sotme ndaj WBA-së.

Mesfushori skocez theu këmbën në një duel me sulmuesin e WBA-së, Salomon Rondon kur po zhvillohej minuta e 61, transmeton Koha.net.

Kjo ndodhi pasi Rondon ishte gati që shutonte, kur McCarthy ndërhyri për t’i larguar topin e në vend të topit Rondon e godet këmbën e mesfushorit skocez.

Ky lëndim pritet ta mbajë shumë gjatë jashtë fushës mesfushorin e Evertonit.