` . Thimonier për SHENJA: Liria duhet të posedojë armën për të mbrojtur veten e saj – TV-SHENJA

Thimonier për SHENJA: Liria duhet të posedojë armën për të mbrojtur veten e saj

“Maqedonia ka përjetuar një seri të zgjedhjeve që shpresojmë se mundësuan dhe ndihmuan në mbylljen e krizës së gjatë politike. Nga këndvështrimi evropian, gjërat janë më se të qarta: vendi ka humbur kohë të çmueshme, andaj reformat urgjente në fushën e drejtësisë, medias, administratës, madje edhe formacioneve politike janë parësore”, tha ambasadori Thimonier.

Intervistoi: Latif Mustafa

Shkëlqesia e tij, Christian Thimonier është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Shkup në vitin 2016. Karrierën diplomatike të tij për herë të parë e nisi në vitin 1984 në Pekin, duke u emëruar si atashe për kulturë në vitin 1987. Periudhën më të gjatë diplomatike e kaloi në Ballkan, përfshi këtu edhe punën e tij në kuadër të OSBE-së. Ai po ashtu ka ushtruar veprimtarinë e tij në Qendrën kërkimore dhe analitike në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës. Në këtë numër, Revista Shenja ka arritur që ta intervistojë, shkëlqesinë e tij, ChristianThimonier, i cili përmes një elokuence të theksuar filozofike dhe diplomatike i përgjigjet pyetjeve të parashtruara që kanë të bëjnë me filozofinë, Maqedoninë dhe historikun politik të rajonit.

 Shenja: Ju jeni ambasador i një shteti, që shquhet për “shenjtërinë” e fjalës dhe mendimit të lirë. Çfarë mendoni për (mos)realizimin e një të drejte të tillë elementare në Ballkan, gjegjësisht në Maqedoni, a jemi aq të lirë sa të shprehemi të lirë dhe të dëgjohemi si të lirë?

  1. THIMONIER: Faleminderit që identifikoni Francën me lirinë e mendimit dhe shprehjes. Këto të drejta, të shpallura përmes Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit në vitin 1789, ishin në fakt një pushtim, e bile edhe një luftë, në një kontekst ekonomik dhe teknik, të ripërtërirë plotësisht nga mediat elektronike, por edhe nga sfidat e terrorizmit dhe propagandës së urrejtjes.

Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se këto të drejta duhen të përditësohen çdo ditë nga qytetarët, madje edhe më shumë në kohëra të trazuara, kur siguria dhe liria shpesh janë në konkurrencë të dukshme me njëra-tjetrën. Përgjigjet nuk janë gjithmonë aq të qarta dhe të dukshme sa parimet, por një pikë kyçe dhe tejet e rëndësishme duhet të ruhet detyrimisht dhe mbajtur mend: liria është një e drejtë dhe kufizimi i saj është përjashtim.

Në Ballkan, me gjasa, është korniza ekonomike e lirisë së shprehjes, e cila ndërlidhet me ndërhyrjet e autoriteteve dhe fuqive politike, e madje edhe të fuqivenga jashtë, që meriton vëmendje të veçantë. Trashëgimtarët e pushteteve komuniste, qoftë proviniencës sëdjathtë apo asaj të majtë, nuk kanë një lidhje të rehatshme dhe të lehtë me lirinë e shprehjes, e cila konsiderohet si një embrion i rebelimit dhe indinjimit. Kushtet ekonomike e bëjnë edhe më të vështirë mbajtjen e një shtypi cilësor dhe investigativ. Ashtu si gjetkë, por pa kundërpeshë, mediat sociale shpesh përcjellin më të keqen.

Ekzistojnë edhe sfida të reja siç janë përhapja e fushatave propagandistike ose shpifjeve në internet, sikurse ato që kishin për synim të ndikonin në zgjedhjet amerikane dhe franceze,duke devijuar kështu lirinë e shprehjes për qëllime thjesht shtetërore. Sigurisht që nuk ka alternativë tjetër reale, përpos asaj të edukimit tëqytetarëve dhe ruajtjes ose krijimit tëshërbimeve të paanshme dhe neutrale të informimit publik.

Mendoj se veprimet e Bashkimit Evropian në këtë rajon të brishtë duhet të jenë më efikase në këtë drejtim, e pres gjithashtu edhe nga bashkatdhetari im Harlem Désir (shq. Arlem Dezir), ish-ministër i Çështjeve Evropiane, i cili sapo është zgjedhur Përfaqësues i Lartë i OSBE-sëpër lirinë e medias, një përpjekje të veçantë ndaj këtij rajoni, për të cilin ai ka treguar interesimin e vërtetë.

Ekzistojnëpoashtu, për fat të keq, edhe disa kufizime jo vetëm politike dhe ekonomike, që shfaqen për shkak të vështirësisë sëdisave të pranojnë pluralizmin politik, por edhe filozofik e fetar, dhe që nuk respektojnë lirinë e shprehjes, dhe ku sipas ideve të tyre lira e mendimit është e tillë vetëm nëse ajo futet në të vërtetën e tyre. Shqetësimet që vininnga kishat e krishtera (për fat të mirë në rënie e sipër), nganjëherë me mbështetjen edhe të autoriteteve civile, vështirësia e afirmimit publikisht tëtraditës së respektuar dhe të rrënjosur të rrymës së Bektashinjve në disa vende të caktuara, rigoroziteti dhe rreptësia e disa interpretimeve të Kur’anit që kërkojnë të bëjnë imponime në shoqëritë laike apo në traditat e tjera, më duket se janëdëshmi e rreziqeve të grumbulluara në shoqëritë ballkanike në këtë drejtim. Gjuha e urrejtjes është njëkohësisht rrugë e shmangjes nga liria e shprehjes në anën tjetër të ekstremit, e cila meriton një syçelësitë shtuar. Destabilizimi intensiv i globalizimit të sotëm krijon reflekse tërheqëse dhe konformizëm mbrojtës, që rrezikojnë arritjet thelbësore të Iluminizmit: parimin e lirisë së mendimit dhe dëgjimit.

Shenja: Kur është fjala te liria, Franca është ballafaquar edhe me dhunën dhe terrorin dhembjen të cilën e kemi ndarë edhe ne me popullin Francez, rastet si ai i sulmeve ndaj CharlieHebdos, sulmet e nëntorit të 2015, dhe ato të korrikut të vitit 2016. Në Francë dhe gjetiu, duket se islamofobia dhe terrori veprojnë në formë dialektike. Cila është strategjia e Francës për luftimin e terrorit dhe islamofobisë?

  1. THIMONIER: Unë nuk pajtohem me idenë se ekziston një dialektikë e tillë dhe se kjo përkon me realitetin. Nuk ka asnjë lidhje midis akteve të islamofobisë dhe terrorizmit frikacak, të verbër që ka goditur francezët. Se këto akte mund të jenë kryer në emër të fesë islame, kjo edhe mund të ketë nxitur pasione, por mendoj se nuk ishte kështu. Ne të gjithë e dimë se bashkëqytetarët tanë të konfesionit islam, me të gjitha nuancat në aspektin e intensitetit të praktikimit, dhe të lidhur fort, sikurse edhe shtetasit e tjerë francezë me liritë individuale, e posaçërisht kur kanë braktisur dhe kanë ikur nga regjimet autoritare dhe të dhunshme, i hedhin poshtë dhe i dënojnë me ngulm këto veprime dhe metoda. Ata kanë arsye dhe të drejtë të rikujtojnë Republikën tonë mbi parimet e barazisë dhe vëllazërisë, por ata gjithashtu e dinë shumë mirë se kjo dhunë ka për qëllim t`i fus posaçërisht francezët kundër njëri-tjetrit ose kundër të huajve të ardhur dhe të vendosur në vendin tonë. Disa prej këtyre krimeve makabre janë kryer në emër të Islamit kundër vet myslimanëve të tjerë, që synonin pikërisht lidhjen dhe afërsinë e tyre me vlerat tona. Ne dënojmë poashtu edhe aktet e dhunës islamofobike, edhe pse fatmirësisht këto akte nuk e kanë intensitetin dhe organizimin e dhunës së ashtuquajtur islamike, por shtoj se aktorët e asaj dhune janë bashkëpjesëmarrës objektivë të terroristëve.

Nga ana tjetër, nuk është e lejueshme të refuzohet ndonjë kritikë ndaj Islamit, kur ai zbatohet gabimisht ose në një mënyrë arkaike dhe të papërputhshme me shoqëritë tona, nën pretekstin se kritika e tillë shpërfaq islamofobinë.

Sa i përket luftës kundër terrorizmit, Franca kërkon të gjejë ekuilibrin mes traditës së saj liberale dhe libertariane dhe nevojave të një lufte kundër një armiku të pamëshirshëmdhe joparimor, i cili është i gatshëm të përdorë të gjitha liritë tona për t’i asgjësuar ato të njëjtat. Ne refuzojmë të biem në grackën e një represioni që vë në pikëpyetje parimet tona. Në këtë frymë posa është sjellur ligjiqë ka zëvendësuar zgjatjen e pacaktuar të gjendjes së jashtëzakonshme, ligj ky që u bë i paqëndrueshëm me kalimin e kohës, duke marrë masat e nevojshme dhe duke bërë korrigjimin e asaj që mund të degjeneronte lehtazi në arbitraritet. Sistemi demokratik, në kundërshtim me atë që kritikët e tij e mendojnë, përmban në vete të gjitha burimet e përshtatjes për një luftë të tillë, pikërisht sepse mbështetet në sundimin e ligjit dhe në përvojën e qytetarëve. Historia jonë na ka mësuar se liria duhet të posedojë armën për të mbrojtur veten e saj, por përsëri  ajo duhet të mbetet liri.

Ju do të gjeni ilustrime shumë të mira të këtyre vërejtjeve të mia në librin e avokatit dhe shkrimtarit François Sureau  (shq. Fransua Syro), i cili sapo ka botuar parashtresat e tij drejtuar Këshillit të Shtetit, në një përmbledhje të titulluar “Për lirinë”, pasi ka bërë rishikimin e duhur të disa dispozitave që vinin në dyshim parimet tona themelore. Asgjë nuk do t’ju japë një ide më të mirë të mënyrësse si mbrohet demokracia, pa histeri, por me vendosmëri. Ne e dimë se ky moderim është i urryer nga armiqtë tanë, andaj do tambrojmë megjithë zemër.

Shenja: Bazuar në historikun tuaj, përfshi vendet dhe kohën kur keni qenë me misione diplomatike, duket se jeni diplomati që e keni parë për së afërmi përfundimin e luftës së ftoftë dhe multipolarizimin e botës? A mund të thani se një çmim të lartë e kanë paguar edhe popujt e ish-Jugosllavisë, e sidomos Bosnja dhe Kosova, përfundimin e luftës së ftoftë?

  1. THIMONIER: Pothuajse të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë kanë paguar një çmim të rëndë në thyerjen e ekuilibrit të brishtë, që i kishte mundësuar vendit të mbahej dhe të qenësonte, pavarësisht fuqisë në rritje të kërkesave kombëtare dhe nacionaliste. Ua lë më të përgatiturve dhe më të kualifikuarve se unë në këtë fushë që të përcaktojnë nëse fundi i luftës së ftohtë ishte faktori vendimtar. Si dëshmitar dhe vëzhgues, që nga hyrja ime në këtë ministri në vitin 1990, kam përshtypjen se përmes rrugëve të tjera do të kishte qenë e mundshme të arriheshin rezultate të ngjashme pa dhunën, pa mizoritë dhe pa luftërat që kemi përjetuar. Disa do të ishin më pak të pasur dhe nuk do të kishin ardhur kurrë në pushtet, të tjerë më pak të varfër dhe ndoshta do të ishin ende gjallë, e që besa edhe na mungojnë, sikurse miku im Fehmi Agani dhe shumë të tjerë. Edhe më tej mendoj dhe kujtoj thellë për kaq shumë jetë të humbura apo të ndërprera, për fate të thyera dhe për vuajtjet që ende sot peshojnë në fatin e këtij rajoni. Një nga intuitat më pak të kontestueshme tëFransua Miteranit dhe Zhak Shirakut,ishte se si të vendosnim diplomacinë tonë në shërbim të një zgjidhjeje paqësore, pa përjashtuar mjetet e tjera kur rrethanat i impononin si të domosdoshme. Megjithëse nuk ia dolën të kishin sukses gjithmonë, duhet t`ia dijmë për nder diplomacisë së tyre që janë provuar rrugët e zgjidhjes paqësore, përderisa të tjerët shtynin në vendime të nxituara, duke ofruar armët dhe duke inkurajuar konfrontimin e armatosur. Sidoqoftë, tani arrijmë të konstatojmë se pajtimi për të rikrijuar hapësirën e shkatërruar ekonomike dhe politike të këtij rajoni, madje edhe përtej ish Jugosllavisë është më se jetik.

Të rinjtë e këtyre vendeve të reja nuk lajthiten dhe nuk mashtrohen. Ajo që ata kërkojnë nuk është ideologjia, por një punë dhe një e ardhme, jashtë klientelës dhe “mafias” e cila ka përparuar duke u fshehur pas maskës së ringjalljes kombëtare. Dhe këto gjëra ata i gjejnë shumë shpesh jashtë shteteve të tyre. Faza e shpërbërjes ishte ndoshta e pashmangshme, në mënyrë që këto vende të gjendeshin një ditë të pajtuar dhe të bashkëpunonin për një Evropë që relativizon kufijtë dhe barrierat kombëtare. Çmimi që disa popuj e kanë paguar për këtë, megjithatë, është tejet i rëndë dhe i mjaftueshëm, për të na bërë të gjithëve të reflektojmë për këtë të kaluar tragjike dhe duke na imunizuar (vaksinuar) kundër kthimit të saj

 

Shenja: Po i referohem një filozofi të madh francez, Zhan Pol Sartërit, se “ekzistenca i paraprinë esencës”. Popujt ballkanik, kryesisht popujt në Maqedoni janë të kolonizuar si qenie politike nga oligarkët e politik dhe ekzistencën e tyre e kanë kuptimësuar përmes “politikave ngufatëse”. Një ekzistencë e tillë, na predestinon në esencë të ngjashme, dhe e tërë kjo përsëritet në formë ciklike. Si e shihni mundësinë e ndërhyrjes në këtë lëvizje ciklike dhe përmasimin e kuptimit të kësaj ekzistence?

  1. THIMONIER: Ka tendenca të forta dhe ngarkesakulturore, historike dhe sociologjike qëe rrëfejnë shpesh historinë me anime më shumë nga njëra anë sesa nga ana tjetër dhe që shkaktojnë zhgënjime të shpeshta, veçanërisht kur disa pretendojnë të jenë ose mendojnë se janë të pastër, sepse duan të zëvendësojnë ca krerë, padyshim të korruptuar.

Përmbushja thjesht e kërkesave për t’u bashkuar me BE-në nuk është zgjidhja. Mund të themi lirisht se duke pasur parasysh sfidat e reja me të cilat ballafaqohen shoqëritë tona, ndërtimi demokratik është një proces që kërkon durim të gjatë dhe që nuk përfundon kurrë.

Prosperiteti nganjëherë shoqërohet me pabarazi të reja, siç e dëshmon këtë edhe njëri nga ekonomistët tanë të mëdhenj, Thomas Piketty (Tomas Piketi), i cili thotë se prosperiteti rrezikon ta shndërrojë demokracinë në iluzion. Disa të tjerë ëndërrojnë për një Evropë, e cila do të ishte vetëm një treg i madh në shërbim të nacionalizmit të ngushtë dhe populist. Rreziqet janë të shumta, por ne mund të mësojmë nga gabimet  tona. Do t’i kujtoj gjithmonë fjalët e fundit të një ligjërate të Raymond Aron (Rajmond Aron), rival dhe ish shok klase i Sartrit: “Mos harroni se asgjë nuk ju është dhënë, prandaj mos harroni asnjëherë rolin e marrëzisë (budallallëkut) në histori”.

Shenja: Le ta vazhdojmë intervistën tonë, me një pyetje më të drejtpërdrejtë. Në nivelin më gjeopolitik, qytetarët e Maqedonisë, a janë “robër” të problematikës së ndërrimit të emrit të shtetit të Maqedonisë dhe cili është vullneti i faktorit ndërkombëtar për ta shtyrë këtë proces përpara?

  1. THIMONIER: Ka një dëshirë të përbashkët, qartazi më e dukshme për të dalë nga një situatë që nuk përkon me realitetin e marrëdhënieve mes popujve në fjalë, me progresin e arritur midis shteteve dhe me interesin e përgjithshëm evropian, pa llogaritur dhe pa përmendur interesin e të dyja palëve. Ekziston një klimë e redhe ajo duhet të inkurajohet. Sidoqoftë, unë nuk besoj në presione apo diktate për këto çështje delikate. Duhet të sigurohemi që krijohen të gjitha kushtet në vend për të arritur në një zgjidhje të qëndrueshme mes palëve, pa mos harruar porosinë sipas një proverbi francez “zhurma nuk bën mirë dhe e mira nuk bën zhurmë”. Andaj, këtu duhet të merret parasysh dhe të respektohet ndjeshmëria e të gjithëve “. Duhet që secili të ndjehet fitues, sepse kjo do të ishte një fitore për Evropën.

 Shenja: Pas zgjedhjeve lokale dhe konfirmimit të forcave të reja politike, me siguri se do kemi zgjedhje parlamentare në vitin e ardhshëm. Cili do të ishte prioritetit i qeverisë së ardhshme?

  1. THIMONIER: Maqedonia ka përjetuar një seri të zgjedhjeve që shpresojmë se mundësuan dhe ndihmuannë mbylljen e krizës së gjatë politike. Nga këndvështrimi evropian, gjërat janë më se të qarta: vendi ka humbur kohë të çmueshme, andaj reformat urgjente në fushën e drejtësisë, medias, administratës, madje edhe formacioneve politike janë parësore.Shpërndarja e vendeve parlamentare dhe posteve ministrore në mes partive, përmes një cikli të ri legjislativ dhe qeveritar na duket më pak urgjentesi neve, poashtu edhe shumicës së qytetarëve të Maqedonisë.

Shenja: Historia e Evropës e përmbushur me luftëra civile e qytetare për qindra vite me radhë, brenda një qytetërimi, pra qytetërimit evropian? Cili është mësimi më i mirë i Ballkanit që mund ta marrin nga paqja Evropiane e arrirë nga ato luftëra?

  1. THIMONIER: Kam rezerva ndaj idesë se dy luftërat evropiane që u shndërruan në luftëra botërore ishin luftëra civile. Ato përfshinin vlera dhe parime për të cilat ia vlente të luftohej, megjithë vuajtjet e pallogaritshme që shkaktuan e që mbeten edhe më tutje në kujtesën tonë. Shtrohet pyetja, vallë, a duhej të lejonim militarizmin prusian të dominonte Evropën në vitin 1914? Apo të lejonim nazizmin të gllabëronte botën në vitin 1939?Kishte mundësi për të negociuar ? Fryma evropiane nuk është dobësi, ajo është një vlerë që duhet të mbrohet nëse ka nevojë qoftë edhe me forcë. Brenda Evropës aktuale vlerat e përbashkëta thelbësore, sidomos karakteri thelbësor dhe qendror i njeriut, dhe vlera e shenjtë e ligjit, na ndalon përdorimin e forcës, e cila në të vërtetë do të shpiente drejt një lufte civile. Nga ana tjetër, Evropa, e cila është në ndërtim e sipër, pavarësisht ose ndoshta përmes gjithë këtyre vështirësive aktuale, mund të mbijetojë vetëm duke mbetur e sigurtë për vlerat e veta, duke qëndruar besnike ndaj të drejtës së saj dhe duke ruajtur dhe kultivuar një forcë autonome.

Shenja: Në Maqedoni por edhe në Ballkan, ndodh shesh që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë zgjidhjet pragmatike dhe për hir të stabilitetit t’i mbyllë sytë ndaj shkeljes së të drejtave elementare njerëzore.  Pse Evropa e filozofëve tradhtohet nga Evropa e burokratëve në Ballkan?

  1. THIMONIER: Më duket se të paktën në Ballkan, Evropa politike, përderisa ka arritur të veprojë dhe të reagojë, i ka mbetur besnikevlerave të filozofëve të saj, duke përfshirë këtu arsyen karteziane, tolerancën volteriane, filozofinë e sëdrejtës kantiane dhe solidaritetin demokratiko-krishter ose social-demokrat.Ky solidaritet fatkeqësisht u kufizua gjatë krizës së fundit të refugjatëve, gjë që ngrit pyetje akute të identitetit në mesin e anëtarëve më të reja të saja, e mbase edhe më pak solide në këtë bazë filozofike.

Evropa në një moment të caktuar u gjend gjithashtu përballë një kthimi të mundshëm të nacionalizmit fishtean (sipas filozofit gjerman Johann Gottlieb Fichte), por, në përgjithësi, mua më duket se ajo edhe më tej i mbetet besnike, në mënyrën e saj më të mirë të mundshme ADN-së së saj filozofike të Renesancës (Rilindjes) dhe Iluminizmit, që rrëfen dhe dëshmon gjerësisht (por jo ekskluzivisht) ndërtimin e saj.