` . The Economist: Refuzimi i datës për Maqedoninë e Veriut do të ishte "vendim brutal" - TV-SHENJA

The Economist: Refuzimi i datës për Maqedoninë e Veriut do të ishte “vendim brutal”

Magazina britanike me ndikim “Ekonomist” shkruan se refuzimi i datës për Maqedoninë e Veriut do të ishte vendim “brutal, vetëdështues dhe i gabueshëm”. “Problemet e brendshme në BE nuk duhet ta tërheqin vëmendjen nga përparimi i jashtëzakonshëm i vendit, i cili prej shkurtit është riemëruar si Maqedonia e Veriut. Pas disa viteve pushtet autoritar, qeveria e re, e kryesuar nga Zoran Zaev, filloi me përballjen me korrupsionin dhe riformimin e gjyqësisë. Në rajonin e goditur nga trazira etnike, komuniteti maqedonas dhe ai shqiptar kanë marrëdhënie të mira. Dhe më me rëndësi nga gjithçka, vitin e kaluar Qeveria e Zaevit e nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, duke përfunduar një kontest absurd, por destabilizues rreth emrit të vendit me shtimin e një përcaktimi gjeografik”, shkruan “Ekonomist”.