` . Thaçi pesimist pas takimit: Nuk besoj që përpjekjet e Hajndëllit do të kenë sukses - TV-SHENJA

Thaçi pesimist pas takimit: Nuk besoj që përpjekjet e Hajndëllit do të kenë sukses

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, realizoi takim me të dërguarin special të Gjermanisë, Johanes Hajndëll. Ai pas takimit u shpreh pesimist se bisedimet do të rezultojnë me ndonjë sukses . Ai tha se për PDSH-në është i papranueshëm insistimi që të arrihet marrëveshje në mënyrë selektive për çështje të Marrëveshjes së Përzhinos.

Sipast tij PDSH kërkon një dialog gjithëpërfshirës ku të gjitha palët do të paraqesin kërkesat dhe qëllimet e veta dhe në bazë të kësaj të gjendet një zgjidhje.

“Marrëveshja politike duhet të jetë e plotë, dhe ajo marrëveshje politike duhet të ketë zgjidhje të vërtetë për dalje nga kriza. Nuk dua të dal si një politikan që nuk ka shpresa për më tutje. Insistimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe I të dërguarit special të Gjermanisë, që ta ngjall Marrëveshjen e Përzhinos, mendoj se nuk do të rezultojë me ndonjë sukses rezultat . Nuk kam diçka të re tu them prej para dy tre javëve , mendoj se çështja është në vend. Rikthimi i Qeverisë së vjetër VMRO-BDI, e ka komplikuar tej mase situatën”, ka deklaruar pas takimit kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme