` . Thaçi: PDSH-ja është akademia e politikës shqiptare – TV-SHENJA

Thaçi: PDSH-ja është akademia e politikës shqiptare

Udhëheqësia e Partisë Demokratike Shqiptare sonte qëndroi në Reçicë të Vogël për të kërkuar mbështetje për kandidatin e tyre për Komunën e Tetovës, Bardhyl Dauti. Kryetari i partisë Menduh Thaçi në fjalën e tij të rastit tha se ai është kryeplaku i politikës së shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa sipas tij, sipas tij politikanët tjerë janë të rrejshëm dhe të përkulur. Ai e kritikoi kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, se ai bën thirrje që të votohet lista për këshiltarë e LSDM-së. Thaçi shtoi se çdokush që e sulmon PDSH-në, nuk bën gjë tjetër po që me këtë i ndihmon armikut.

“Më vjen mirë se ne, PDSH-ja, tregojmë se jemi akademia e politikës shqiptare, partia e cila prodhon kuadro të jashtëzakonshëm. Ne nuk kemi mirëkuptim për të gjithë ata që i bishtnojnë rrugës së Partisë Demokratike Shqiptare”, deklaroi Thaçi. /SHENJA/