` . Thaçi pas takimit me Metën: Qytetarët e Kosovës të pajisen me pasaportën e Shqipërisë, e vetmja shpresë të lëvizin lirshëm (Video) - TV-SHENJA

Thaçi pas takimit me Metën: Qytetarët e Kosovës të pajisen me pasaportën e Shqipërisë, e vetmja shpresë të lëvizin lirshëm (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta tha se bashkësia ndërkombëtare e ka sjellë Kosovën në izolim klasik, dhe e vetmja shpresë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm është që në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të Shqipërisë të pajisen me pasaportë shqiptare.
Thaçi tha se në mënyrë që studentët dhe biznesmenët të mund të lëvizin lirshëm ata në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të Shqipërisë të pajisen me pasaportë shqiptare.

Presidenti i vendit tha se pas gjithë këtyre proceseve që ka kaluar Kosova, qytetarët aktualisht janë të izoluar dhe të paperspektivë.

Ndërkaq, lidhur me izolimin e Kosovës ka folur edhe presidenti shqiptar.

Meta tha se nuk mund të ketë pozitë më të vështirë se pozita e presidentit të Shqipërisë në këtë periudhë.

“Theksoj domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi”, tha Meta, duke shtuar se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Ai tha se kushtëzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi është i padrejtë. /Telegrafi/

Postime të Ngjajshme