` . Thaçi: Marrëveshja e Ohrit, garantuese e stabilitetit në Maqedoninë e Veriut - TV-SHENJA

Thaçi: Marrëveshja e Ohrit, garantuese e stabilitetit në Maqedoninë e Veriut

Me rastin e 18-vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje ishte pikënisje e jetësimit të aspiratave të shqiptarëve për trajtimin të barabartë dhe dinjitoz në Maqedoninë e Veriut.
“Ndonëse implementimi i kësaj marrëveshjeje mori shumë kohë, ajo sot është garantuesi më i madh i stabilitetit në Maqedoninë e Veriut. Republika e Kosovës gjithmonë do të jetë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe faktor në ruajtjen e paqes në rajon”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.