` . Tevdovski: Paga minimale në prill do të rritet për rreth 600 denarë (Video) - TV-SHENJA

Tevdovski: Paga minimale në prill do të rritet për rreth 600 denarë (Video)

Politika e rritjes së pagave është prioritet i Qeverisë. Pagat vazhdojnë të rriten dhe duhet të bëhen diskutime me punëdhënësit, sepse ekziston hapësirë për rritje shtesë të pagave. Kështu ka deklaruar ministri i financave Dragan Tevdovski,  në  intervistën javore për radion Evropa e Lirë. Ai tha se krahas rritjes së pagave, rritet edhe produktiviteti, ndërsa rritet edhe punësimi.

DRAGAN TEVDOVSKI, MINISTËR I FINANCAVE
“Tani në prill Ministria e Punës dhe Politikës Sociale paralajmëroi se paga minimale bruto do të rritet për më shumë se 500 denarë. Domethënë pagat vazhdojnë të rriten. Duhet të bëhen diskutime me punëdhënësit, sepse ekziston hapësirë për rritjen shtesë të pagës minimale”

Ai nënvizoi se Qeveria po ndërmerr një varg masash për rritjen e pagave, mes të cilave edhe rritjen e pagës minimale, por edhe për vendosje të mekanizmit ligjor për harmonizimin e saj të rregullt.

DRAGAN TEVDOVSKI, MINISTËR I FINANCAVE
“Prioriteti kryesor i Qeverisë është që të rriten pagat, sepse standardi jetësor i shumicës së qytetarëve, të cilët kanë të ardhura nga kapitali, varet nga pagat. Kur rriten pagat, rritet edhe standardi jetësor. Rritja e pagës minimale kontribuoi për rritjen e dukshme të pagave më të vogla, por edhe për lëvizjen e spirales së pagave, që nënkupton se filluan që të rriten edhe pagat më të mëdha se ajo minimalja. Për mua si ekonomist është me rëndësi se kjo bëri lëvizjen e produktivitetit. Një punëtor i cili paguhet më mirë kontribuon më shumë”

Në lidhje me rritjen e BPV-së, Tevdovski thekson se është kyçe ajo që po ndodh rritje në më shumë sektorë dhe për dallim prej më parë, kjo nuk është falë intervenimit shtetëror. Tevdovski në aspekt të realizimit të investimeve kapitale, është optimist se  deri në fund të vitit do të ketë realizim të kënaqshëm nga ajo që është planifikuar. Ajnur Bafqari /SHENJA/