` . Tevdovski nuk do të jetë këshilltar, i kthehet Fakultetit - TV-SHENJA

Tevdovski nuk do të jetë këshilltar, i kthehet Fakultetit

Ish ministri i Financave, Dragan Tevdovski nuk do të jetë më aktiv në Ministri, edhe përkundër zërave se ai do të jetë këshilltar. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Fejsbuk”, Tevdovski ka treguar se do të kthehet në Fakultetin Ekonomik, ku edhe ka qenë ligjërues para se merrte funksionin prej ministri.

“Është nder për mua që e udhëhoqa institucionin më të mirë në shtet. Krenohem që kisha një ekip të shkëlqyer, me të cilin nuk u frikësova të hy në asnjë sfidë. Falënderime deri te të punësuarit e Ministrisë së Financave të cilët të pakursyer kanë punuar që t’i realizojnë reformat. Dhurata më e madhe për mua për këta dy vite, kanë ardhur ditë që gjithandej më takojnë qytetarët dhe më thonë: “Të lumtë dhe kokën lartë”. Kjo është për mua mënyra më e mirë të dilet nga një Ministri. Dhe për këtë me kokën lartë dhe me përkushtim të plotë kthehem në Fakultetin Ekonomik”, tha Tevdovski.