` . Tetovari Rustemi ndihmës seleksionues i Turqisë - TV-SHENJA

Tetovari Rustemi ndihmës seleksionues i Turqisë

Tetovari Eldin Rustemi është emëruar ndihmës seleksionues në përfaqësuesen e volejbollit të Turqisë. Rustemi vjen në këtë pozitë menjëherë pasi që drejtimin e përfaqësueses turke e morri trajneri maqedonas Joshko Milenkovski, shkruan SHENJA.

Ky i fundit firmosi kontratë 4 vjeçare me Federatën e volejbollit të Turqisë, ndërsa si ndihmës do të ketë të riun nga Tetova. Eldin Rustemi ka luajtur volejboll aktiv në disa skuadra, përfshi edhe gjeneratën e Shkëndijës që në vitin 2011 fitoi kampionatin dhe Kupën e Maqedonisë. Lëndimet e shpeshta ndikuan që ai të largohet nga volejbolli aktiv në moshë shumë të re, duke u përqëndruar në edukimin, pajisjen dhe përgatitjen për trajner në këtë sport. 26 vjeçari pesë vitet e fundit arriti të marrë të gjitha licencat e nevojshme për trajner profesional, të parapara me standarde ndërkombëtare. Në Turqi besojnë që dyshja Milenkovsi-Rustemi do të bëjnë më të mirën dhe do të sjellin rezultate kulminante për përfaqësusesen e volejbollit. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme