` . Tërnava: Mbrojtja e shëndetit publik është e obliguar edhe fetarisht - TV-SHENJA

Tërnava: Mbrojtja e shëndetit publik është e obliguar edhe fetarisht

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i është drejtuar besimtarëve një ditë para festës së Bajramit.

Ai sërish u bëri thirrje besimtarëve që të durojnë në këtë kohë pandemie pasi po privohen nga shumë nga rite të festës, duke thënë se durimi është virtyti më i mirë që mëson Ramazani.

“Agjërimi i Ramazanit kërkon përkushtim, sakrificë rregull e qetësi. Ky ramazan si për ne dhe besimtarët e botës qe i veçantë pasi po përballemi me virusin. Për shkak të pandemisë jemi privuar nga namazet e xhamisë, na kanë munguar taravitë, na kanë munguar iftaret dhe vizitat në familje, që gjithashtu janë prej nimeteve të këtij muaji”.

Tërnava tha se mbrojtja e shëndetit publik është e obliguar edhe fetarisht.

“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik i kemi kryer të gjitha lutjet në ambiente familjare. I kemi shndërruar shtëpitë në xhami. Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga i madhi Zot dhe nga porositë e pejgamberit tonë të dashur, Muhamed Mustafasë, si dhe nga mësimet dhe praktikat e hershme të mjekëve myslimanë”, ka deklaruar Tërnava. /SHENJA/