Tërmeti në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut

Tërmeti në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me fuqi prej 3.9 shkallëve sipas Rihterit është regjistruar sot në orën 11.57 në rajonin e qytetit Elbasan, ndërsa i njëjti me intensitet më të dobët është ndjerë edhe tek banorët e Prespës, Ohrit dhe rrethinës.
Siç ka njoftuar Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror, epiqendra ka qenë 130 km në jugperëndim të Shkupit, në rajonin e Elbasanit me intensitet prej 3 deri 4 sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.
Dridhja ka qenë në thellësi prej dy kilometra me epiqendër 23 kilometra në lindje të Elbasanit dhe 10 kilometra juglindje nga qyteti Librazhd. /SHENJA/

MARKETING