` . Tërmet në Kukës e Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Nuk raportohet për dëme - TV-SHENJA

Tërmet në Kukës e Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Nuk raportohet për dëme

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar menjëherë pas lëkundjeve të tërmetit që kanë përfshirë vendin tonë mesditën e kësaj të diele.
Përmes një njoftimi për mediat, Ministria bën me dije se sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lekundje me magnitude 3.8 dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Dibër e Kukës.
Fatmirësisht deri më tani në këto dy qarqe nuk raportohet për dëme material nga shtabet e EC.