` . Tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter në Shqipëri - TV-SHENJA

Tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter në Shqipëri

Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një mangudë 4.52 të shkallës rihter. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.
Lëkundjet janë ndjerë në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi. Deri më tani nuk raportohet për dëme.
Kujtojmë se Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter. Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit, Thumana e Fushë-Krujës, Laçi, Lezha, e Tirana, ku humbën jetën 51 persona, ndërsa qindra të tjerë mbetën pa banesa.