` . Tërmet i fuqishëm në Peru, alarm për cunami – TV-SHENJA

Tërmet i fuqishëm në Peru, alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.3 ka goditur bregun e Perusë, sipas shërbimit amerikane të sizmiologjisë.

Tërmeti shkaktoi një kërcënim me cunami në pjesën e Paqësori afër epiqendrës.

Shërbimi Kombëtar i Motit të SHBA-ve paralajmëroi se ekziston mundësia e “valëve të rrezikshme tsunami” përgjatë bregut të Perusë brenda rrezes 300 km të epiqendrës.

Tërmeti ndodhi 42 kilometra në jug-jugperëndim të Acarit dielën, njoftoi USGS.

Në zonën ku u ndje tërmeti i fuqishëm jetojnë mbi 10 mln njerëz.

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane të Mesdheut (EMSC), zona ka një dendësi të ulët të popullsisë, por fshatrat “mund të kenë pësuar dëme të drejtpërdrejta si dhe shkaktuar rrëshqitje të dheut janë gjithmonë një rrezik”.

Tërmeti goditi me një thellësi prej 30 km.