` . Terapia e dëmshme në ekonomi dhe deshtimi i ekonomisë së lirë të tregut – TV SHENJA

Terapia e dëmshme në ekonomi dhe deshtimi i ekonomisë së lirë të tregut

Shkruna: Dr. Rexhail RAMADANI

Tregu i lire i cili u promovua në shtetet në tranzicion ishte shumë i dëmshem për ekonominë e vendeve në tranzicion , ato bankrotuan shumë shpejt. Kjo lloj ekonomie u përhap pas shembjes së sistemit bipolar shumë vende u gjetën në një vakum gjeopolitik dhe filozofik , në këto rrethana u imponua i ashtuquajturi sistem neoliberal ekonomik. Kjo lloj ekonomie kultivohej prej shkolles ekonomike të Çikagos dhe përfaqësuesit te saj eminent Milton Fridmanit, shoqatës “Mont Pelerine “ me perfqësuesin e saj Fridrih von Hajek. Ekonomisa e lirë e tregut së pari ishte implementuar në konfederatën e jugut që ishte ne konflikt me veriun dhe unionistin Abaham Linkoln presidentin autentik amerikan që ishte për sistemin ekonomik amerikan. Ne esencë lufta Veri-Jug (1862-1865) ishte luftë në mes të dy sistemeve ekonomike. Kjo doktrine ekonomike pas shembjes së sistemit bipolar gjeopolitik u rizbatua në Kili, përmes diktatorit Augusto Pinoçet dhe mentorëve të tij nga shkolla ekonomike e Çikagos. Hapja e menjëhershme e ekonomisë ishte fatale për industrinë vendore e cila u përball me një treg shumë konkurent dhe në rrethana të tilla ajo u shkatërrua shumë shpejt. Historia e zhvillimit ekonomik të shteteve të fuqishme është ndryshe nga reçetat të cilat iu sjell FMN-ja dhe Banka botërore shteteve në zhvillim. Prej vitit 1723 gjatë kohës kryeministrit britanik Robert Walpole, Anglia u bë shteti më i fuqishëm falë politikës ekonomike protektive që bëri ndaj industrisë së pambukut, këtë e tha edhe Fridrih Listi se shtete të pasura nuk jane ato që kanë lëndën e parë por ato të cilat e prodhojnë produktin final përmes mjeteve të prodhimit. Një sistem të tillë ekonomik e zbatuan edhe 13 kolonitë që u vendosën në New England të cilët luftuan për tu pavarësuar prej imperialistëve anglez prandaj ky system njihet si Sistemi ekonomik amerikan që bazohet në rritjen e prodhimtarisë per km² themelet ideologjike të këtij sistemi i gjejmë tek gjeniu Lajbnic që ishte ithtar i ekonomisë fizike, që është ndryshe nga sistemi liberal-britanik që bazohet në religjionin e Moronit qe parasë i jep vlerën me te larte ekonomike dhe doktrina e tregut të lirë qe bazohet mbi logjikën “blej lirë dhe shit shtrenjt”. Ky sistem u themelua prej Adam Smithit autor i vepres “Pasuria e Kombeve “shërbëtorit të korporatës së parë multinacionale “British east India comp” , i cili gjithmonë jetoi në shtëpinë e gjyshes së tij. Aleksander Hamiltoni ishte andipodi i sistemit liberal-britanik , ai ishte babai i republikës së parë sovrane në botën e re që bashkë me Xhorxh Washingtonin themeluan Amerikën moderne, ai dha idenë e “industrisë infantile” ishte ndër baballarët themelues të SHBA-ve i cili bashkoi idenë e Lajbnicit mbi involvimin e teknologjisë në proces të prodhimit dhe e zbuloi parimin e “kredisë nacionale ” në shërbim të prodhimit , mbi këtë ide ai e themeloi sistemin e politikës ekonomike amerikane me çka Amerika u bë superfuqi ekonomike. Aleksandër Hamiltoni dha konceptin e “industrisë infantile” dhe idene e tarifave mbrojtëse. Në logjikën e ekonomisë se lirë te tregut hapja e shpejtë e ekonomisë sjell një konkurencë jo të ndershme në mes të lojtarëve shumë të fuqishëm të maturuar të tregut dhe lojtarëve shumë të dobët prandaj beteja zhvillohet e pamëshirshme sipas logjikës social-darviniste ku kjo betejë fitohet nga lojtarë të fuqishë të tregut të cilët bëhen monopolizues dhe kështu prodhimi vendor pëson rënie drastike në favor të kompanive multinacionale të fuqishëm që maksimalizojnë profitet e tyre. Ky është shkaku i madh u uljes prodhimit vendor, rritjes papunësise dhe tendencës drejt destabilizimit social. Nga logjike e “dores se padukshme“ të idesë se Adam Smithit krijohet shteti i reduktuar si dhe logjika e tregut të lirë janë dy medikamente të dëmshme që ekonominë e çojnë drejt kollapsit. Ekonomia intervencioniste e Xhon Majnard Kejnsit u shfaq brenda liberalëve që ishte ithtar i sistemit të bankës qendrore private të pavarur mbi modelin që funksionon sot FMN dhe Banka botërore dhe që është në interes të sindikatit bankar ndërkombetar. Kejnsi mbronte vizionin e shoqates Fabian aty ku gravitonte edhe Sidney Web, shkrimtari i famshem Xhorxh Orwell, Xhorxh Bernard Shou dhe figura tjera eminente. Kejnsi ishte nje ekonomist oborri qe ruante interesat e City of London dhe Wall Street qe tashmë përbente zemren e aleances Anglo-Britanike qe u themelua ne konferencen e Paqës ne Versajë. Edhe modeli Kejnsian ishte alternative e modelit libera anglo-holandez dhe qe origjinen e kishte nga sistemi Venecian ne mesjete ku Venediku ishte qendra e financave nderkombetare ashtu sic sot eshte Londra dhe Nju Jorku. Ne mënyre të tërthorte e përshkruan këtë vizion përmes Oqeanisë duke aluduar në fuqinë detare gjeopolitike shkrimtari i madh Xhorxh Orwell në romanin 1984. Intervencionizmi i presidentit Franklin Delano Ruzvelt që e quajti Xhon Majnard Kejnsin më tepër një matematicient se sa ekonomist ishte ndryshe. Edhe pse u perpoqën suksesin e New Deal`it tja mveshin XH. M. Kejnsit, por Kejnsi dhe Ruzvelti të gjithë historianët serioz e dinë se nuk kishin raporte të mira madje Ruzvelti e flaki Kejnsin në konferencën e Breton Woodit, ku Kejnsi që përfaqësonte palën Britanike nuk arriti të bindte stafin e Ruzveltit , Stafi i Ruzveltit deshironte qe Çerçilit tja tregoje kufinjte sepse e dinin se Çerçili përpiqej që të mbijetonte perandoria Britanike. Madje jo vetëm Kejnsit Ruzvelti i pat thënë në Argjentinë edhe W. Çerçilit “Më Çerçil nuk do ti zbatojë metodat Britanike të shek. XVII por metodat Amerikane të etërve themelues të SHBA´se. Permes programit “New Deal“ Franklin Delano Ruzvelt e coi ekonomine e SHBA´së drejt prosperitetit, permes se ciles Franklin Ruzvelti SHBA-te prej depresionit te thelle ekonomik te viteve 1929-1930 e ktheu ne nje superfuqi te vertete ekonomike. Edhe Franca e Sharl De Gollit u përpoq të ndjekë hapat Franklin Delano Ruzveltit përmes ekonomistit të njohur francez Zhak Ruef që gjatë mandatit të presidentit Sharl De Goll arritën që të bëjnë kthesë revolucionare në drejtim të progresit ekonomik dhe të rritjes së mirëqenies sociale. Historia shkoi në favor të Winston Çerçilit që përmes shërbimit inteligjent Britanik arriti që të instalojë në SHBA si president Amerikan veglën e tij Hurry Truman qe zbatoi doktrinen preventive nukleare e filozofit Britanik Bertrand Rusell duke hedhur dy bomba ne Hiroshimë dhe Nagasaki dhe në Rusi pas helmimit të Stalinit nga shefi i KGB’së Berias arritën që ta instalojnë Nikita Krushovin dhe kështu perandoria Britanike arriti që të mbijetojë fuqishëm e cila në plan të pare kishte eliminimin e traditës humaniste politike të etërve themelues qe e vendosi Franklin Delano Ruzvelti. Të gjithë njohësit e karakterit dhe personalitetit të Franklin Delano Ruzveltit gjithë njezëri e pohojnë se sikur të ishte gjallë Franklin Delano Ruzvelti asnjëhere bombat nuk do të ishin hedhur në Hiroshimë dhe Nagasaki sepse Japonia më veç e kishte pranuar kapitullimin e saj. Kursi I politikes nderkombtare dhe veçanarisht i SHBA se pas vdekjes se Franklin Delano Ruyveltit filloi te ndryshoje duke filluar që të përfitojë gjithnjë e më shumë elita Anglo-Amerikane që u themelua gjatë konferencës së paqës në Versajë. Kthesa e madhe në politikën Amerikane ishte atentati i presidentit Xhon Fixherald Kenedi dhe gjatë presidentit Nikson arriti pikën kritike nga afera Vatergejt shkolla liberale ekonomike e Çikagos dhe kriza e Naftës me 1971 arritën të imponojnë sistemin fluktuativ të valutave duke e përmbysur sistemin e Breton Woodit dhe duke imponuar sistemin ekonomik neoliberal, tashmë FMN dhe Banka Botërore funksionin sipas reçetave të XH. M. Kejnsit dhe interesave te sindikatit banker nderkombëtar duke u përpjekur pas shembjes së rendit bipolar SHBA-BRSS u përpoq të përfitoje në lojën e madhe te Shahut në idenë e Halford McKinderit sipas dizajnit të dy dinosaurëve të politikës Amerikane Zbigniew Brzezinski dhe diplomatit gjenial Henry Kissinger të imponojnë rendin unipolar të ashtuquajturin Rendin e ri Botëror. Prandaj idea e Milton Fridmanit që promovon tregun e lire është në interes të megakorporatave dhe jo të së mires së pergjithshme dhe është një medikament i rëndë për viktimën. Qasja ndaj inflacionit kronik që krijohet nga ulja e produktivitetit sipas Fridmanizmit qe imiton Hjalmar Shahtin ministrin e financave të Gjermanisë naziste përqëndohet në kursimin e ashpër fiskal, dmth ne shkurtimet drastike të buxhetit për të mira publike dhe investime kapitale, për të mbajtur ndërmarrje prodhuese që janë afër falimentimit, në ndërprerjen e financimit të programeve sociale me një fjalë krijohet fuqi e lirë punëtore për të punuar në megakoroporatat të cilat maksimalizojnë profitet e tyre. Këtu e hasim edhe fenomenin që e përshkroi Karl Marksi , fenomenin e zhvlerësimit të vlerës së punës.

Sipas kësaj logjike gjitha shërbimet publike tentohen që të kthehen në ndërmarrje profitabile si psh edhe institucionet shëndetsore kthehen në ndërmarrje profitabile, dmth gjithçka shikohet në këndveshtrim të profitit dhe aspak të qellimeve humane joprofitabile mbi te cilen fryme themelohet edhe republika si formë më lartë e organzimit shoqëror. Tregu i lire dalëngadale e degradon edhe demokracinë e atij vendi sepse krijohen grupe të fuqishme ekonomike të cilat fitojne fuqi si dhe aftësi korruptive të cilat erozionojnë parimin baze të demokracisë “te gjithë të barabartë para ligjit” dhe “Një njeri një votë”, sepse kjo oligarki mund të korruptojnë zgjedhësit të cilëve mund tu ofrojnë ca shërbime me qëllim korrupsioni , si dhe mund ta instrumentalizojnë sistemin drejtësië dhe të sistemit politik nga aftësia korruptuese që ata marrin. Prandaj nga sistemi demokratik shpejt kalohet në plutokraci dhe kleptokraci dhe ne regjimet autoritare. Kjo ne rastet ekstreme krijon tendencën e kalimit në elemente fashizoide ku aparati shtetëror kontrollohet nga një oligarki.Demokracia liberale të cilën e promovon Fransis Fykyjama si fundin e historisë ne pikëpamjen e tij eskatologjike ka kundërthënien brenda në veten e saj nga njëra anë promovon liberalizmin, nga liria bëhet shtresëzimi i popullatës në bazë të fuqisë pushtetit që ka dhe nga ana tjetër demokracia synon në barazinë e të gjithëve para ligjit pra kontradiktore njëra me tjetrën. Ekonomia e mirëfillte bazohet në mbajtjen dhe mbrojtjen e “industrisë infantile”, thithjen e të mirave kapitale pra përfitimi nga teklnologjia moderne e mjeteve të prodhimit me synim të rritjes së prodhimtarisë për km 2 si dhe energjise se sistemit ne sensin e termodinamik te negentropise koncept qe e dha nobelisti Britanik Frederik Sody që e demaskoi edhe sistemin modern financiar të bazuar mbi logjikën e matematikës fiktive. Kjo njëherit paraqet edhe fundamentin e ekonomisë që i shërben mirëqenies së përgjithshme. Ekonomia e mirëfilltë vlere më të lartë ekonomike e ka capax die ose potenciali kreativ i mendjes e cila fale aftësisë per ti zbuluar parimet e larta universale përgjithshëm arrin që të rris produktivitetin e përgjithshëm.Tregu i lire atakon industrine domestike me ane të mallrave të lira të cilat janë nën koston e prodhimit të një produkti të cilat ndikojnë që prodhuesi vendor në këtë rast të futet në cirkulusin vicioz, malli nuk shitet ose duhet të shitet nën koston e prodhimit, ulen pagat e punëtorëve , kështu falimenton industria domestike e cila përbën motorin e zhvillimit ekonomik të një vendi.Prandaj në vend që qeveria të intervenojë në mbajtjen gjallë të industrisë vendore ajo reduktohet dhe në një gjendje të tillë e shpall joefiçiente dhe shpenzuese e buxhetit shtetëror ku hapet mundësia e privatizimit. Privatizimi bëhet në kushte mizerable duke ua shitur asetet strategjike të shtetit anarko-mafiozëve me çmime tejet të ulta ose investitorëve te jashtëm që përpiqen të sigurojnë përfitime maksimale ose edhe klientelizmit oligarkik partiak. Ne shtetet socialiste qe u hapen pas renies se Komunizmit u bë vjedhja masive e kapitalit shtetëror në këtë menyrë, ndodhi shkatërrimi i madh infrastrukturës dhe strukturës bazike ekonomike duke krijuar një papunësi të madhe dhe mungesë të prespektives për të rinjtë. Dollarizimi i çmimeve edhe me tej e uli standardin jetësor të shteteve në zhvillim. Ne kushtet e uljes së prodhimit te atij vendi fillon te devalvohet valuta dhe te rritet inflacioni, masat që merren në keto rrethana të krijuara për të penguar inflacionin janë masat që propozon FMN-ja pra shkurtimet buxhetore në logjikën e kursimit të ashpër fiskal. Kursimi i ashpër fiscal dhe presioni për të kthyer borxhin e jashtëm që është i papagueshë nga kamatat edhe me tej e rëndon ekonominë dhe thellon papunësinë dhe në këto rrethana favorizohet evazioni fiskal, vjedhja e aseteve, korrupsioni dhe mbizotërojne oligopolet dhe anarkomafiozët. Qeveritë futen në cirkulusin vicioz duke luftuar vetëm simptomet e krizës që shkon deri në reduxio ad absurdum pa menduar për shkaqet e kësaj gjendje. Kjo politikë ekonomike favorizon rritjen e papunësisë, krijimin e varfërisë ekstreme, margjinalizimi i një pjese të madhe të shoqërisë sepse shkurtohet asistenca sociale dhe kjo thellon hendekun në mes të nje klase të vogël të pasurish dhe një pjese dërmuese të varfurish prandaj ky system si tillë e shoqëron jostabiliteti sepse ç’orienton parametrat social të nevojshëm për të mbajtur një siguri optimale, prandaj keto sisteme të tilla vazhdimisht prodhojne represion politik e cila merr forma specifike në varësi të vendit, strukturës etnike dhe behet shtrati mbi te cilen ngritet turbulencat politike dhe sociale. Një sistem i tillë me gjithë këto probleme ekonomike dhe politike u quajt tranzicion, qe është një nga ata termat distopik qe perdorte shkrimtari Xhorxh Orwell ne romanin e tij 1984 për të fshehur natyrën dhe zanafillën e vërtetë të problemit. Problemi esencial i vendeve në tranzicion është hapja e shpejtë ndaj konkurencës së lire. Një argument interesant kur e pyetën babain e ekonomisë gjermane Fridrih Listin që ishte kundërshtar i sistemit liberal Britanik të Adam Smithit, të cilin padrejtësisht Karl Marksi e injoroi, se ku do të gjendeshin paratë për investim në sistemin hekurudhor që ai e propozonte. F.List u përgjigj: ”Nëse kishin parë në hekurudha ndonjë monedhë ari ose argjendi apo kartëmonedha , por thoshte sigurisht keni parë hekur , gur dhe drunj a nuk kemi gur , drunj në Bavari që ti transformojmë në kanale dhe hekurudha. Në vendet serioze investimi i jashtëm arrin vetëm 20%, prandaj orientimi i ekonomisë në modelin Kilian në thelb paraqet maksimalizim të profitit të megakompanive në kurriz të mirëqenies sociale të banorëve të saj. Oreintimi drejt eksportit, paga te ulta, ulje të tatimeve per megakorporatat me qëllim të rritjes stimulit fiskal sipas Kejnsit vetëm ua maksimalizon profitet dhe i largon nga obligimet megakompanitë perveç përfitimeve të majme që mund të kenë politikanët lokal. Kjo ekonomi ka të bëjë vetëm me shfrytëzimin si të resurseve të atij vendi gjithashtu dhe punëtorëve të atij vendi në kurriz të popullatës vendase. Prandaj stagnimi i thellë ekonomik është pasojë e politikës ekonomike të gabuar ose që favorizon vetëm të fortët, kjo lloj doctrine ekonomike krijoi një hendek të thellë dhe pabarazi të madhe në mes të një klase super të pasurish dhe një varfëri globale. Këtë pabarazi ekstreme që u shfaq si defekt sistemik kohëve të fundit përpiqet të shtrojë dilemën lauerati i çmimit Nobël për ekonomi Josef Stieglitz , dilema është a mund të menaxhohet kjo pabarazi dhe të ruhet tutje sistemi i tillë global ekonomik që e gjeneron atë pabarazi. Kjo gjendje e ekonomisë globale që është sot mund të kthehet në progres me të njëjtat parime që F.Ruzvelti permes programit “New Deal” arriti ta kthejë depresionin e thellë ekonomik të viteve 1929-1939 duke e bërë SHBA’ në një nga shtetet më të fuqishme në bote që i dha goditjen përfundimtare fashizmit por që ai armik më të madh e konsideron…

Postime të Ngjajshme