` . Tentoi të vidhte 50 mijë euro, shqiptari ekstradohet nga Gjermania - TV-SHENJA

Tentoi të vidhte 50 mijë euro, shqiptari ekstradohet nga Gjermania

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të gjermanisë, u bë e mundur që  shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej  nga Policia gjermane  me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Apelit Vlorë  ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila  e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Tek “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë  shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.

Top Channel