` . Televizorët “kameleonë” të Samsung tashmë kanë çmime – TV-SHENJA

Televizorët “kameleonë” të Samsung tashmë kanë çmime

Televizorët “kameleonë” të Samsung tashmë kanë çmime. Linja e 2018-ës e televizorëve QLED përmban modelet Q9, Q8, Q7 dhe Q6 ku secili prej tyre do të jetë i disponueshëm në madhësi të ndryshme, të lakuar ose të sheshtë.

Ato vinë me funksionin “Ambient Mode”. Ky funksion përdor një foto të realizuar me telefonin tuaj për të krijuar një sfond të ngjashëm me atë të ambientit ku është vendosur televizori.

Modeli më i lirë është ai 55-inç QN55Q6F dhe fillon nga 1,499 dollarë ndërsa modeli më i shtrenjtë është 82-inç QN82Q6F i cili kushton 4,499 dollarë.

Kjo linjë produktesh pritet të sjellë cilësi më të lartë imazhi. Televizorët dalin në shitje këtë muaj. /PCWorld Albanian/