` . Telashe për Bayern, lëndohet Manuel Neuer - TV-SHENJA

Telashe për Bayern, lëndohet Manuel Neuer

Fitorja kundër Fortuna Dusseldord pati edhe një dozë ‚hidhërimi‘ për skuadrën e Bayern, pasi Neuer dhe Hummels pësuan nga një lëndim.

Skuadra kampione ka konfirmuar se portieri gjerman do t’i mungojë skuadrës së tij për rreth dy javë, transmeton lajmi.net.

Ishte momenti kur gardiani gjerman tentoi të bënte një pasim dhe rrëshqiti për të pësuar një dëmtim nga i cili vuajti edhe më herët.

Në garën e ngushtë për titullin e kampionit në Bundesliga, nga pesë ndeshje të mbetura, Niko Kovac në dy ndeshje duhet t’i bëjë llogaritë pa Manuel Neuer.

Bayern garon edhe në Kupën e Gjermanisë, ku përballjen e radhës do ta luajë kundër skuadrës së Milot Rashicës, Werder Bremen.