` . TË ZHGËNJYER NGA VAUÇERËT, TË DIELËN PROTESTOJNË - TV-SHENJA

TË ZHGËNJYER NGA VAUÇERËT, TË DIELËN PROTESTOJNË

Problemi me ndarjen e vauçerëve nga Agjencioni për Rini dhe Sport vazhdon të jetë për klubet që garojnë në kategoritë e dyta në vendin tonë. Më të revoltuar duken ato të Ligës së Dytë të hendbollit dhe basketbollit, por njejtë edhe të atletikës edhe disa sporteve tjera. ARSM ndau fillimisht vauçerë për të gjitha ekipet që garojnë në Ligat e para, por drejtori i këtij institucioni, Darko Kaeski premtoi që do të ndajë vauçerë edhe për klubet që garojnë në kategoritë e dyta, por e njejta nuk u realizua, ndërsa të prekurit nga ky rast, pezulluan kampionatet respektive dhe bojkotojnë dy xhiro me radhë.
Muhamed Ismaili, trajner i hendbollit
“Kohën e fundit Darko Kaeski premtoi se në rebalanc me 10 tetor do të vendoset gjithçka dhe ju vetëm merrni pjesë mos e ndërpreni garat dhe ne vazhduam luajtëm 6 xhiro, por me 10 tetor nuk kaloi në komision për vauçerin”.
Fitim Kryeziu, kryetar i KB Albes
“Komplikimin ose problemin të cilin e ka bërë Qeveria me çështjen e vauçerëve, e cila nuk është në Kosovë. Është detyruar që vauçere të ndajë vetëm për ekipet e Ligës së Parë, të cilat kanë marrë vauçere mbi 6 ose 7 milionë denarë, ndërsa nga ana tjetër në kategorinë e dytë nuk kanë dhënë asnjë denarë”.
Të zhgënjyer nga mos realizimi i premtimit të dhënë nga i pari i ARSM-së, klubet kanë marrë iniciativën të bëjnë protestë paqësore në fundjavë pranë Qeverisë.
Muhamed Ismaili, trajner i hendbollit
“Të dielën në orën 12:00, të gjitha ekipet do të dalim me një protestë të qetë, me moton politika jashtë sportit”.

Emisioni ‘Sportmania’ vjen çdo të hëne në televizionin Shenja, duke nisur nga ora 22:35.

Gazetar: Aziz Sahiti