` . Të shtunën në Kërçovë promovohet vepra “Korriku i Pikëlluar”nga autori Remzi Murati! - TV-SHENJA

Të shtunën në Kërçovë promovohet vepra “Korriku i Pikëlluar”nga autori Remzi Murati!

Të shtunën më datë 13 prill në ora 13.00, në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës, në katin e dytë, do të promovohet vepra e autorit Remzi Muratit, titulluar “Korriku i pikëlluar”, e cila për nga lloji është e veçantë për faktin se i gjithë materiali është grumbulluar në dëshmi, nga dëshmitarë okularë, të kohës së Luftës së Dytë Botërore, informon Shtegu.com.

Gojëdhëna të cilat për herë të parë sjellin dëshmi rrëqethëse, por mbi të gjitha, nxjerrin në sipërfaqe shumë të vërteta mbi atdhetarët e kohës, që kanë luftuar në emër të atdhetarizmit, e që fatkeqësisht, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, të gjithë krerët shqiptarë që gëzonin autoritet e që mbronin popullatën tonë, në rrethana misterioze, shërbimi i fshehtë jugosllav do t`i eliminonte njëri pas tjetrit.

Për këto dëshmi, përveç autorit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë nga afër të dëgjojnë mbi të dhënat që përmban vepra, nga profesor Ilmi Veliu, në cilësinë e recenzentit dhe nga akademik Feti Mediu.