` . Të shtëna armësh në Kanada: Raportohet për katër persona të vdekur – TV-SHENJA

Të shtëna armësh në Kanada: Raportohet për katër persona të vdekur

Të paktën katër persona janë vrarë në Frederickton, qytet ky në juglindje të Kanadasë.

Policia e Frederickton ka njoftuar se të shtënat janë duke vazhduar edhe në këto momente, dhe se nuk mund të konfirmojnë “për çfarë lloj sulmi bëhet fjalë”, transmeton Telegrafi.
Të shtënat e para janë dëgjuar rreth orës 7 mëngjesit, kurse është publikuar fotografia e parë nga vendi ku po ndodhin të shtënat me armë.

Autoritetet përkatëse u kanë bërë thirrje qytetarëve, që t’i shmangin zonat e frekuentuara përreth sheshin Brookside Drive për shkaqe sigurie. /Telegrafi/