` . “Të rinjtë të shfrytëzojnë të drejtën e votës” – TV-SHENJA

“Të rinjtë të shfrytëzojnë të drejtën e votës”

“Nevojat e të rinjve në programet e partive politike” ishte tema e diskutimit të sotëm nga student të organizatave dhe forumeve të ndryshme, të cilët si pikë kyçe të diskutimit kishin rolin e të rinjve qoftë në shoqëri apo në organizatat shtetërore dhe sa e rëndësishme është votimi i tyre.

Aleksandra Filipova, nga forumi për arsimin e të rinjve, gjatë diskutimit tha se elementi më i rëndësishëm që duhët ta ketë parësor çdo i ri, është arsimimi, sepse kështu ata do të mund të kenë më shumë qasje nëpër institucione shtetërore. Një element tjetër i rëndësishëm sipas Filipovës është që të dëgjohet sa më shumë mendimi i të rinjve, që mos të jenë të detyruar pakënaqësinë e tyre ta shprehin përmes plenumeve apo protestave.

 “Është shumë e rëndësishme të dëgjohet zëri i të rinjve që të mos arrihet në gjendjen që sot gjendemi. Ndodhin plenume shkollore, plenume studentore, lëvizje të tjera joformale, ka bashkësi të nxënësve të shkollës së mesme. Të gjitha këto segmente të arsimimit ndodhin sepse sado që të duam ti quajmë lëvizje ose dhe emërtime tjera ato të gjitha i takojnë procesit arsimor, duhet të konsultohen kur të krijohen në mënyë që të gjithë së bashku të fokusohemi në energjinë për të krijuar arsimim më të mirë se sa të protestojnë ose mohojnë ndonjë reformë”, tha Aleksandra Filipova, forumi për arsimin e të rinjve.

Ema Ananievska, një studente e cila ka problem me të pamurit, sqaron vështirësitë që i hasë gjatë grumbullimit të materialeve ose mënyrës së të mësuarit të të njëjtave. Ajo thotë që disa herë ka dërguar kërkesa për ndihmë por deri tani nuk ka fituar asnjë ndihmë nga asnjë institucion shtetëror. Ananievska e ka vetëm një pyetje për partitë politike, në mënyrë që përmes përgjigjes së tyre ta bindin ta bindin atë që tua japë votën.

“A do të kishin mundur që ndonjëherë ta vëndojnë ministër ose ose çfardo lloj tjetër pozite  të lartë shtetërore një person që është me aftësi të kufizuar, siç është në Kanada? Kur do ta kishte bërë këtë ndonjëra parti politike do më kishte bindur mua, që vërtetë ajo parti dëshiron të bëjë ndryshime”.

Panelisti tjetër Ivan Durgutov, foli për të drejtën e votës dhe se sa e rëndësishme është që të rinjtë të dalin të votojnë. Mes tjerash, ai tha se të rinjtë duhet patjetër ta shfrytëzojnë këtë të drejtë në mënyrë që vota e tyre të mos keqpërdoret dhe si të tillë të sjellin ndryshime në shoqëri, deklaroi Ema Ananievska, studente në fakultetin e arteve.

 “E drejta e votës është një nga të drejtat më të rëndësishme dhe më me vlerë për një njeri…Për rëndësinë e të drejtës së votës dhe pse të rinjtë duhet të dalin në votim do të doja të tregoja një thënie të cilën e hasa pak më herët në një kolmn ‘Udhëeqësit e keq të shtetit nxjerrën nga qytetarët e mirë të cilët nuk dalin për votim’ dhe pikërisht për këtë të gjithë ne të rinjtë duke ditur se në çfarë shteti jetojmë, çfarë problem kemi dhe çfarë statusi të keq kemi si të rinjë…pikërisht për këtë duhet të dalim në votim dhe të shprehim mendimin tonë”, deklaroi Ivan Durgutov.

Panelistët e sotëm gjatë këtij diskutimi potencuan se rinia mundë të sjellë ndryshim të shoqërisë sepse ardhmëria qëndron tek ata dhe vendimet e tyre.

Emine Ismaili /SHENJA/

“Të rinjtë të shfrytëzojnë të drejtën e votës” by tvshenjaofficial