` . Të mërkurën nis sezoni i ri në NBA - TV-SHENJA

Të mërkurën nis sezoni i ri në NBA

Mëngjesin e të mërkurës do të nis sezoni i ri në ligën më të fortë të basketbollit, NBA, njofton Shenja. Sezoni i ri do të hapet me ndeshjen ndërmjet kampionëve Torontos që përballen me Nju Orlansin, ndërsa takim që të tërheq vëmendje më të madhe është ai që do të luhet në Los Anxhelos ndërmjet Lejkersave dhe Klipersave. Në takimin me kampionët, Nju Orlansi do të jetë i hendikepuar me Zion Viliamsonin, që nuk do të mund të luajë për shkak lëndimit të miniskusit në këmbë. Ndërkohë edhe në derbin e Los Anxhelosit, trajneri i Lejkersave, Frenk Vogel nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Kajl Kuzma, pasi basketbollisti është ende në fazën e rikuperimit nga lëndimi. Takimi Toronto-Nju Orlans luhet mëngjesin e mërkurës nga ora 02:00, ndërsa përballja e Klipersave dhe Lejkersave zhvillohet nga ora 4:30. /SHENJA/