` . Të martën nis Liga e Kampionëve - TV-SHENJA

Të martën nis Liga e Kampionëve

Kompeticioni më i rëndësishëm evropian në futboll Liga e Kampionëve , të martën dhe të mërkurën sjell ndeshjet e para të fazës së grupeve, njofton Shenja. Kryendeshja e natës së martë pritet të luhet në “Signul Iduna – Park” ku Borussia Dortmundi pret kampionët e Spanjës Barcelonën. Kampioni aktual i Evropës Liverpuli ndeshjen e parë në grup e luan në transfertë ndaj Napolit të Elif Elmazit, ndërsa nxitje pritet edhe në takimin Çelzi – Valensia. Në ndeshjet tjera të natës së martë Salzburgu luan me Genkun, Interi gostit Slavia Pragën, Lioni takohet me Zenitin, ndërsa Ajaksi përballet me Lille. Njejt si vitin e kaluar, ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në dy orare edhe atë nga ora 18:55 dhe ora 21:00. /SHENJA/