` . Të martën nis Java e filmave turke - TV-SHENJA

Të martën nis Java e filmave turke

Për tre ditë me radhë (23-26 prill 2019) në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, do të realizohet JAVA E FILMAVE TURKE DHE PUNËTORIA KINEMATOGRAFISË TURQI-MAQEDONIA E VERIUT. Aktivitetet mbështeten nga Drejtorisa e Përgjithshme të Kinematografisë e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë. Në kuadër të Javës së filmave turke do të organizohen shfaqje të filmave dhe biseda me artistë, me pjesëmarrje të regjisorëve, producentëve dhe aktorëve të kinemasë turke të cilët janë dalluar në periudhën e fundit, ndërsa përmes Punëtorisë së Kinemasë Turqi – Maqedoni e Veriut, figurat më të shquara të dy vendeve në këtë fushë do të kenë mundësi të hedhin hapa drejt avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit tashmë të suksesshëm mes vendeve.

Ceremonia e inaugurimit të aktivitetit do të mbahet më 23 prill 2019 në Kompleksin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, me shfaqjen e filmit “Ballkajmak”, xhirimi i të cilit është realizuar në Maqedoninë e Veriut. Në shfaqjen e filmit “Ballkajmak” do të marrin pjesë regjisori i filmit Onur TAN dhe aktorët ë njohur të kinemasë dhe teatrit nga Turqia, si Tarık ÜNLÜOĞLU, Gülenay KALKAN, Oktay KAYNARCA, Yunus Emre YILDIRIMER, Melissa YILDIRIMER dhe Sabina TOZİJA nga Shkupi. Pas filmit, filmdashësit do të kenë mundësi të zhvillojnë bisedë me regjisorin dhe aktorët e filmit.

Ndërkaq, më 24 prill 2019, në Shkup do të realizohet një punëtori, në të cilën do të marrin pjesë kinematografë nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut dhe përfaqësues të ministrive të kulturës të dy vendeve. Në punëtorinë do të prezantohen edhe subvencionet të cilat i ofron Ministria e kulturës dhe turizmit të Republikës së Turqisë në këtë fushë, të cilat besojmë që do të kontribuojnë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë konstruktive midis dy vendeve në fushën e kinematografisë.

Po ashtu, më 24-26 prill 2019, në shfaqje të ndryshme në KINEMANË MILENIUM në Shkup, si dhe në kampuset e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik dhe Shkollës Ndërkombëtare Maarif në Tetovë, film dashësit do të kenë mundësi t’i shohin filmat“Kaos” (Regjisor-Producent: Semir Aslanyürek), “Ajdede” (Regjisor: Abdurrahman Öner; Producent: Arzu Şenses Öner), “Hyrkush” (Regjisor: Kudret Sabancı), “Halef” (Regjisor: Murat Düzgünoğlu) dhe “Të gjitha lumturitë janë të mundura” (Regjisor: Zülfikar Kürüm), ndërsa më pas do të realizohen biseda me regjisorët dhe producentët.

Krahas kësaj, do të bëhet shfaqja edhe e dokumentarëve “Gjobeklitepe” (Autor: Prof.Dr. Oğuz Makal) dhe “Tamburica” (Autor: Sali Saliji), kurse me pjesëmarrjen e autorëve, shikuesit do të kenë mundësi t’i vlerësojnë filmat dokumentarë.

JAVA E FILMAVE TURKE DHE PUNËTORIA E KINEMATOGRAFISË TURQI – MAQEDONIA E VERIUT do të mbyllet në Kompleksin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup më 26 prill 2019, me një koncert të Orkestrës Simfonike Ballkanike të Universitetit të Trakisë.