` . Të burgosurit brazilianë mësojnë si të qëndisin (VIDEO) – TV-SHENJA

Të burgosurit brazilianë mësojnë si të qëndisin (VIDEO)

Brenda burgut të njohur si “Adriano Marrey” në Sao Paulo të Brazilit, të burgosurit meshkuj janë duke marrë mësime se si të qëndisin me grep.

Një i dënuar për trafikim të substancave narkotike, i cili së shpejti i plotëson 4 vite shërbim ka treguar se çdo të mërkure, ata po mësojnë diçka të re si qëndisja, transmeton Klan Kosova.

“Para tetë muajsh unë kam filluar të mësoj se si të qëndis dhe nëpërmjet qëndisjes unë kam pasur rastin ta ndryshoj jetën time.

Unë dua qe me të vërtetë ta përvetësoj këtë mundësi me gjithë zemrën time”, ka treguar ai për BBC News.