` . Tashmë në Messenger mund të replikoni mesazhet individuale - TV-SHENJA

Tashmë në Messenger mund të replikoni mesazhet individuale

Facebook përditësoi aplikacionin Messenger ditën e sotme me një funksion të ri ku përdoruesit mund të citojnë ose tu përgjigjen mesazheve specifike në një bisedë.

Funksioni vjen si zgjerim i emoji reaguese që mund të linit tek një mesazh i dërguar. Tashmë mjafton të mbani të shtypur mbi një mesazh dhe krahas emoji do të shfaqet edhe butoni “reply”.

Krahas përgjigjes suaj gjendet edhe mesazh i cituar për ta bërë më të lehtë të gjurmohen pjesë të ndryshme të bisedës.

Është një funksioni i disponueshëm prej kohësh në WhatsApp dhe natyrisht çështje kohe përpara se të vinte në Messenger.

Gjithashtu është pjesë e ambicies së Facebook për të krijuar një platformë unifikuese mes Messenger, WhatsApp dhe Instagram duke përafruar secilin prej rrjeteve sociale me njëri tjetrin në funksionalitet. /PCWorld Albanian