` . “Tarifa” dhe “Tanku”, dy raste të reja të speciales - TV SHENJA

“Tarifa” dhe “Tanku”, dy raste të reja të speciales

Në rastin “Tarifa” për keqpërdorimet e pozitës zyrtare në ELEM, dyshohen 7 persona në pozita udhëheqëse dhe më të ulëta që kanë qenë në pozitë në vitin 2013. Keqpërdorimi është bërë në mënyrë që tenderi për blerjen e një softueri i është dhënë një konzorciumi i cili nuk i ka plotësuar kushtet dhe më pas po ky softuer nuk është vënë asnjëherë në funksion. Dëmi i shkaktuar është 4 milion euro.

  “Ekziston dyshimi se është bërë keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga persona zyrtar dhe përgjegjës në procedurën për furnizim publik me softuer-ERP Sistem për nevojat e Shoqërisë Aksionare “ELEM”, gjatë të cilës, personat e dyshuar me mos kryerjen e obligimit i kanë mundësuar personit fizik- konzorcium, i cili më vonë ka fituar tenderin, që të kualifikohet në fazën e dytë për të negociuar gjatë ankandit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë. Vlera e Marrëveshjes është 4 milion euro”, thuhet në komunikatën e PSP-së.

Prokuroria Speciale ka vënë re se personat udhëheqës në ELEM kanë miratuar edhe licenca për mirëmbajtjen e këtij softueri jofunksional duke shkaktuar dëm mbi 400 mijë euroh.

 “Ekziston dyshimi se një pjesë e personave të dyshuar, pa bazë kanë miratuar të paguhen mjete në të holla në emër të licencave për mirëmbajtje të softuerit. Kjo në kundërshtim me kushtet e posaçme nga Marrëveshja për furnizim publik, ku është e paraparë se pagesa në për mirëmbajtjen e softuerit do të bëhet në periudhë e garancionit dhe postgarancionit, periudhë e cila asnjëherë nuk ka filluar të rrjedhë, ngase sistemi nuk është implementuar, me çka është shkaktuar dëm prej 456.560 euro”, thuhet më tej në komunikatë.

Prokuroria Speciale thotë se pjesa më e madhe e sistemeve nuk janë vënë në funksion edhe pse për to janë paguar 3 milionë e 700 mijë euro. Vendosja e sistemeve është dashur të pëmbyllet më 11 shkurt të vitit 2013.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/


“Tarifa” dhe “Tanku”, dy raste të reja të… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme