` . Takohen Isa Mustafa dhe Albin Kurti - TV-SHENJA

Takohen Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti janë parë sot duke pirë kafe së bashku.

Akoma nuk dihet se për çka saktësisht kanë biseduar, por pa dyshim temë e diskutimit ka qenë shpërndarja e Kuvendit dhe bashkëpunimi i tyre opozitarë për zgjedhjet që pritet të mbahen.

Ka qenë Albin Kurti ai i cili publikisht e ka ftuar LDK-në të garojnë në një listë zgjedhore, por Isa Mustafa akoma s’ka thënë rreth kësaj çështjeje, njofton Klan Kosova.

Ndryshe ka kohë që LDK dhe Vetëvendosje janë më të afërt, madje kohën e fundit ata shpesh janë parë së bashku në takime.