` . Takimi Zaev-Thaçi: PDSH do të mbështesë proceset reformuese - TV-SHENJA

Takimi Zaev-Thaçi: PDSH do të mbështesë proceset reformuese

Kabineti i kryeministrit Zoran Zaev ka lëshuar komunikatë pas takimit të kreut të Qeverisë me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e evro-integrimeve, anëtarësimin në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave dhe janë dakorduar që të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve.

Kabineti njofton e kryeministri e ftoi liderin e PDSH-së që të japë pikëpamjet për procesin e reformave. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, njoftoi se partia do të jetë opozitë konstruktive që do të mbështesë interesat e qytetarëve dhe proceset reformuese. Megjithatë, Thaçi ka këmbëngulur se do të jenë zë i lartë kritik për proceset që vlerësojnë se nuk shkojnë siç duhet.  /SHENJA/

Postime të Ngjajshme