` . Takimi i ministrit të Kulturës, Ademi, me tenorin e njohur botërisht, Ramë Lahaj - TV-SHENJA

Takimi i ministrit të Kulturës, Ademi, me tenorin e njohur botërisht, Ramë Lahaj

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në kabinetin e vet realizoi takim me tenorin e njohur botërisht, Ramë Lahaj.

Në takim, Ademi dhe Lahaj biseduan për mundësinë që ky tenor i shquar i cili interpreton në skenat botërore të operës, të interpretojë edhe para publikut maqedonas.

Lahaj për herë të parë interpreton në Shkup, të enjten, më4 prill, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, në orën 19:30 në koncertin gala „Ramë Lahaj dhe miqtë“. Në koncertin gala i cili është në kuadër të edicionit të shtatë të festivalit „Skena e muzikës serioze shqiptare“, Lahaj do të interpretojë së bashku me emrat e tjerë të njohur botërisht, si sopranoja nga Rusia, Venera Gimadieva, baritoni Kiril Manollov dhe mexosopranoja Marika Popoviq, ndërsa me orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë do të dirigjojë maestro David Krescenzi.

Koncerti është nën organizimin e Shoqatës „Alegreto“. Më 5 prill në orën 14:30, Lahaj do të mbajë edhe një master klasë për artistët e rinj.

Ramë Lahaj është njëri nga këngëtarët më të shquar në gjeneratën e tij, është fitues i çmimit „Operacioni Plasido Domingo“ në vitin 2016. Interpreton me emra të njohur botërisht në skenat e operës në gjithë botën, në mesin e të cilëve: interpretimi në Operën Nacionale të Parisit me Plasido Domingo, në Bolshoj me Sohiev, Operën Nacionale të Finlandës me Helsinki, Operën e Mbretërisë së Danimarkës, si dhe turne ndërkombëtare të koncerteve me Angela Georgiu në Korenë e Jugut dhe në Meksiko me Orquestra Filarmonica de Jalisco.