` . Takimi i Ministrit Ismaili me një pjesë të shfrytëzuesve të bursave për përsosje profesionale të artistëve të talentuar dhe stafit deficitar - TV-SHENJA

Takimi i Ministrit Ismaili me një pjesë të shfrytëzuesve të bursave për përsosje profesionale të artistëve të talentuar dhe stafit deficitar

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili në kabinetin e tij sot realizoi takim dhe ua ndau vendimet në një pjesë të shfrytëzuesve të bursave, për të cilët Ministria e Kulturës siguroi mjete në një shumë të njëhershme nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 për mbështetje të përsosjes profesionale të artistëve të talentuar dhe stafit deficitar në fushën e teatrit, muzikës, vallëzimit, letërsisë, artet vizuele, arkitektura dhe dizajni dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore të paluajtshme, të luajtshme dhe jo-materiale.

Në Konkursin për vitin 2020, aplikuan 74 kandidatë të cilët në bazë të përparësive, kritereve dhe kushtet e përcaktuara në Konkurs, mbështetje fituan 68 aplikues. Përndryshe, në konkurse mund të aplikojnë studentët që janë regjistruar ose janë diplomuar në institucione të njohura të arsimit të lartë jashtë vendit, ,dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme është fakti që nga ky vit kanë mundësi për aplikim dhe ata që janë regjistruar në institucionet e larta të arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut .

Ministri i Kulturës në takim theksoi se kjo mbështetje është e një rëndësie të veçantë si për zhvillimin e këtyre artistëve si kuadër profesional, ashtu edhe për zhvillimin e përgjithshëm kulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kujdesi për artistët e rinj dhe stafin deficitar është një nga përparësitë në politikën tonë kulturore dhe dhe pikërisht për këtë , çdo vit, Programi Vjetor i Ministrisë siguron mbështetje për zhvillimin profesional të artistëve të talentuar dhe kuadrit profesional deficitar në të gjitha veprimtaritë dhe në fushën e kulturës dhe artit. tha Ismaili.

Gjithashtu çdo vit Ministria e Kulturës në kuadër të programit për mbështetjen e përsosjes profesionale të artistëve të talentuar dhe kuadrit profesional deficitar merr pjesë në financimin e edukimit të artistëve të rinj dhe të talentuar, nga veprimtaritë e fushës së kulturës dhe artit, si dhe staf profesional në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilët procesin e tyre arsimor e realizojnë jashtë vendeve të njohura , të pranuara dhe Universitetet më prestigjioze në botë.

Lista e universiteteve të këtij viti janë: Bolshoj Akademia e Baletit në Moskë, Rusi, Universiteti i Arteve vizuele në Londër, Universiteti Mimar Sinan i Stambollit, Turqi, Universiteti i Muzikës dhe Arteve Dramatike në Graz, Austri, Konzervatorium Vien, Konzervatorium Boston, fakulteti Filozofik –Universitet në Ljubljan, Slloveni, Universiteti i Rexho Kalabria, Itali, Akademia Nacionale e Arteve në Sofje, Bullgari,si dhe Fakulteti i Filozofisë, Instituti i Inxhinierisë së tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Instituti i Letërsisë Maqedonase, Fakulteti i Arteve Muzikore dhe të tjerë nga vendi.