` . Takimi i ministrit Hysni Ismaili me ministrin e mjedisit jetësor dhe me drejtoreshën e Kulturës së Izraelit - TV-SHENJA

Takimi i ministrit Hysni Ismaili me ministrin e mjedisit jetësor dhe me drejtoreshën e Kulturës së Izraelit

Ministri Ismaili u shpreh i kënaqur për mikpritjen e shfaqur nga pala izraelite dhe tregoi për marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Izraelit, të cilat zhvillohen në frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë nëpërmjet mbajtjes së konsultimeve të rregullta politike, shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, si dhe thellimit të bashkëpunimit në një numër të madh fushash të tjera.

Në takim u bisedua për mundësitë për konkretizimin e bashkëpunimit në kulturë, i cili bazohet në Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës të nënshkruar në vitin 2004, si dhe Programit trevjeçar të bashkëpunimit në fushën e kulturës, për periudhën 2006-2008.

Në takim u bë fjalë për vizitat e deritanishme të artistëve izraelitë në festivalet e njohura maqedonase, të tilla si “Vera e Ohrit” dhe “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, shkëmbimi në fushën e teatrit, veprimtaria muzikore-skenike, letërsia e përkthimit dhe u theksuan institucionet të cilat me sukses do t’i vazhdojnë dhe do t’i zhvillojnë lidhjet tashmë të vendosura miqësore në kulturën e të dyja vendeve.