` . Takimi me Ramën/ Yuri Kim: Shqipëria të vijojë drejt arritjes së dakordësisë për Reformën Zgjedhore - TV-SHENJA

Takimi me Ramën/ Yuri Kim: Shqipëria të vijojë drejt arritjes së dakordësisë për Reformën Zgjedhore

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.
Në takim ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

“Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë”, njofton ambasada amerikane në facebook.

Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.