` . TAKIMI ISHUJT FAROE-MAQEDONI U21 SHTYHET PËR NË QERSHOR - TV-SHENJA

TAKIMI ISHUJT FAROE-MAQEDONI U21 SHTYHET PËR NË QERSHOR

Ndeshja ndërmjet përfaqësueseve U21 të Ishujve Faroe dhe Maqedonisë së Veriut që ishte paraparë të luhet sonte në Torshavn është anuluar dhe nuk do të luhet. Ndeshja në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian është vendosur të mos luhet sonte për shkak të kushteve të këqija në stadiumin “Torsvulur”. Zyrtarizimi i vendimit erdhi sot nga delegati i UEFA-së që ishte i përcaktuar për këtë sfidë, duke konfirmuar se kushtet e vështira me temperaturat e ulëta dhe rreshjeve të borës e bëjmë të pamundur të zhvillohet ndeshja ndërmjet Ishujve Faroe dhe Maqedonisë së Veriut dhe e njejta është zhvendosur të luhet në muajin qershor të vitit të ardhshëm. Përfaqësuesja U21 e vendit deri më tani ka grumbulluar 7 pikë dhe renditet e treta në grup, ndërsa vendi i parë mbahet nga Spanja. /SHENJA/