` . Syze të realitetit të shtuar – TV-SHENJA

Syze të realitetit të shtuar

Huawei ka nisur punën për të zhvilluar syze të realitetit të shtuar të cilat do të dalin në shitje në 2 vitet e ardhshme.
Rivali kryesor i kompanisë për vendin e dytë në industrinë e smartfonëve, Apple, gjithashtu raportohet se është duke punuar me një produkt të ngjashëm.

Realiteti i shtuar është një teknologji e cila vendos objektet tre dimensionale në botën reale.

Ky princip është aplikuar vitet e fundit përmes aplikacioneve të telefonëve tanë. Konkretisht gjigandi Kinez i teknologjisë Huawei vjen me aplikacione të realitetit virtual në Mate 20 Pro.

Por sipas CEO-s së Huawei Richard Yu, syzet e realitetit të shtuar do të dërgojnë eksperiencën në një nivel tjetër.

Megjithatë syze të tilla nuk kanë tërhequr mjaftueshëm vëmendjen e konsumatorëve.

Google Glasses kanë dështuar prej kohësh e madje edhe produkti HoloLens i Microsoft nuk ka kaluar ditë të mira.

Vitin e kaluar u raportua se Apple është duke punuar në një produkt të ngjashëm.

Por Huawei nuk është kompania e vetme që dëshiron të hyjë në këtë sektor. Facebook gjithashtu po bën përpjekje. /PCWorld Albanian