` . Superliga në basketboll: “Feni Industri” mposht KB Shkupin – TV-SHENJA

Superliga në basketboll: “Feni Industri” mposht KB Shkupin

Klubi i basketbollit Shkupi ka pësuar humbjen e 2-të rradhazi, pasi është mposhtur nga Feni Industri me rezultatin e ngushtë 83:79. Periodën e parë ishte më e balansuar me ekipin nga Kavadari i cili avansoi me rezultatin 22:20, ndërsa në periodën e dytë Feni Industri çoi shifrat në 48:34. Vendasit të disponuar për lojë nuk u ndalën me kaq pasi në periodën e 3-të ngritën  diferencën në + 20 pikë. Gjithçka ndryshoi në periodën e katërt, me djemtë e trajnerit Miftari të cilët u rikthyen në lojë, mirëpo ekipi nga Kavadari nuk lejoi befasitë në parket dhe fitoi takimin me rezultatin e përgjithshëm 83:79.

Statistikat më të mira në këtë përballje i kishte Magdevski me 30 pikë të realizuara, ndërsa për Shkupi Muxheke u mjaftua me vetëm 24 pikë. Në ndeshjet tjera Rabotniçki mundi 99:61 Karposh Sokolin, teksa Kumanova fitoi 92:79 Bllokotehën e Gjevgjelisë. Dy përballjet tjera të kësaj xhiroje Kozhufi-Pelisteri dhe Strumica-Gostivari janë programuar të luhen të dielën. /SHENJA/