` . Superformacioni me blerjet e bujshme të Realit - TV-SHENJA

Superformacioni me blerjet e bujshme të Realit

Mbreti i merkatos këtë sezon padyshim mund të quhet Real i Madridit.

Perez deri tani ka shpenzuar plot 300 milion euro me afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Joviç, Hazard, Mendy por ata nuk do të ndalen me kaq.

Mirëpo tani dilema e madhe është se si do të rreshtojë ekipin Zinedine Zidane, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Në ndeshjet e fundit që francezi drejtoi “Los Blnacos” në La Liga e bëri të qartë se mund të bëjë ndryshime në skemën e lojës. Që do të thotë se skema 4-3-3 është i negociushëm dhe mund të ketë ide të reja.

Përveç lojtarëve që janë aktualisht tek Real Madridi, gazeta spanjolle “Marca” ka vendosur në formacion edhe Paul Pogban, i cili është në mesin e fushës krah Kroos e Modric.

Me skemën 4-3-3 është Vinicius dhe Hazard që luajnë në krah të sulmit, duke mbështetur Benzeman në zonë.

Nëse Zidane vendos të luajë me modulin e lojës 4-2-3-1, atëherë Modric lirohet nga detyrat mbrojtëse dhe shtohet një forcë në sulm, duke bërë që Pogba dhe Kross të jenë lojtarë me më shumë përgjegjësi për të mbrojtur, shkatërruar dhe krijuar aksionet e skuadrës.