` . Superbowl: Kansas City triumfon për herë të parë pas 50 viteve, mposht 49ers - TV-SHENJA

Superbowl: Kansas City triumfon për herë të parë pas 50 viteve, mposht 49ers

Skuadra e Kansas City ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në futbollin amerikan.

Kansas kanë mposhtur skuadrën e San Francisco 49ers me rezultatin final 20:31.

Ky triumf ka shije edhe më të mirë për skuadrën e Chiefs, pasi është triumfi i parë pas 50 viteve në Superbowl.

Fitorja e Chifes erdhi me një përmbysje spektakolare e cila u udhëhoq nga Patrick Mahomes, që ishte në superformë në këtë ndeshje.

Çerekun e katërt, skuadra nga Kansasi e nisi me 10 pikë deficit, por në fund gëzuan tifozët e tyre, duke kompletuar përmbysjen.

Me këtë të arritur, Chiefs bëhet skuadra e parë në NFL që fiton tri ndeshje pasi kanë qenë në disavantazh prej 10 ose më shumë pikëve, në një sezon të vetëm.

Kujtojmë se Superbowl është një nga ngjarjet më të mëdha sportive në SHBA, dhe Mahomes, heroi i Kansas, është njeriu për të cilin po flitet më së shumti aktualisht. Urim për skuadrën e Chiefs ka përcjell edhe presidenti i SHBA, Donald Trump.