` . Super-makinën hibride me 1,000 kuaj fuqi, Ferrari nuk po mund ta mbajë fshehur (Foto) - TV-SHENJA

Super-makinën hibride me 1,000 kuaj fuqi, Ferrari nuk po mund ta mbajë fshehur (Foto)

Gjatë javës që vjen, shfaqet pa asnjë shtresë kamuflazhi

Javën e kaluar, e njëjta super-makinë është parë duke u testuar dhe për herë të parë u pa dukja që do të ketë, tarnsmeton Telegrafi. Atë e zuri në lëvizje një entuzast, i cili ishte duke e vozitur Ferrari 488 Spider dhe e ndiqte nëpër disa rrugë të ngushta nëpër Itali.

Megjithëse pas shumë mundimeve arriti të ikte, hibridi me 1,000 kuaj fuqi është dashur të dilte sërish në testim dhe nuk ia doli t’i shmangte reporterët që merren me veturat e reja. Shtresat e trasha të kamuflazhin, kanë mbuluar komplet eksterierin e makinës, që ngjanë shumë me F8 Tributo.

Makinën që Ferrari më nuk po mund ta mbajë fshehur, duket se dritat i ka me kënde, mirëpo ky mund të jetë një mashtrim i kamuflazhit. Rrotat janë të zbuluara dhe shfaqin mbajtëset gjigante të frenimit, që tregojnë për shpejtësinë e madhe që do të arrijë.

Ngjitëset e verdha paralajmëruese, të vëna në shtresat që e mbulojnë këtë Ferrari, tregojnë se është elektrik, gjë që e konfirmon edhe zhurma e ulët.

Tashmë që e dimë pamjen e përafërt të këtij Ferrari dhe që shfaqet pa shtresa kamuflazhi gjatë javës që vjen, pritet që600 mijë euro, ta ketë çmimin bazë.