` . Sulm vetëvrasës në dasmë, 63 persona humbin jetën (Video) - TV-SHENJA

Sulm vetëvrasës në dasmë, 63 persona humbin jetën (Video)

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 182 të tjerë janë lënduar si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në një dasmë në kryeqytetin e Afganistanit.

Ministria e Brendshme afgane, ka thënë se pavarësisht tërheqjes së trupave amerikane, gjendja në Afganistan vazhdon të mbetet kritike, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Raportohet së në mesin e viktimave ka të përfshirë fëmijë dhe gra. Deri më tani askush nuk është deklaruar përgjegjës për sulmin e kryer me mjet shpërthyes në Kabul.