` . Sulm i armatosur ndaj një automjeti ushtarak në Izmir - TV-SHENJA

Sulm i armatosur ndaj një automjeti ushtarak në Izmir

Si pasojë e hapjes së zjarrit me armë ndaj automjetit ushtarak në lëvizje, në qarkun Kemalpasha të qytetit Izmir në Turqi, është plagosur lehtë një ushtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, prefekti i Izmirit, Mustafa Toprak, tha se është hapur zjarr me armë me tyta të gjatë mbi automjetin e ekipit të xhandarmerisë të cilët sëbashku me zjarrfikëset kanë qenë duke shkuar në lagjen Vişneli për shkak të lajmërimit se ka rënë zjarr aty.

Duke theksuar se automjeti ushtarak është goditur dhe se pasi që ushtarët e tjerë ju kanë përgjigjur sulmuesit kanë ikur. Toprak shtoi se: “Një ushtar i cili u godit në krahun e tij u plagos lehtë. Me ambulancë është dërguar në spitalin shtetërorë në Kemalpasha dhe është marrë nën trajtim. Gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe nuk ka asgjë për të shqetësuar. Pas ngjarjes janë dërguar trupat ajrore dhe tokësore në rajon. Ndërkohë ka filluar një operacion në shkallë të gjerë”.

Postime të Ngjajshme