` . Sulejmani: Turqia me demokraci presidenciale si SHBA, Franca dhe demokracitë e fuqishme – TV SHENJA

Sulejmani: Turqia me demokraci presidenciale si SHBA, Franca dhe demokracitë e fuqishme

Profesori universitar, Rizvan Sulejmani, vlerëson se me referendumin e fundit, Turqia nuk ka braktisur demokracinë, or tani ka instaluar demokraci të vërtetë. Deri më tani ai tha se Turqia ka jetuar në një sistem ku ushtria ka kontrolluar popullin, ndërsa demokracia shton ai parasheh që populli të kontrollojë ushtrinë. Ai në emisionin Arena që transmetohet në TV SHENJA, i vlerësoi të tepruara vlerësimet se Turqia shkon drejt diktaturës, ndërsa sistemin e ri e barazoi me atë të SHBA-ve, Francës dhe Gjermanisë. “Mendoj se Turqia është përcaktuar që sigurinë ta vë në rend të parë dhe përmes sigurisë të sigurojë edhe demokracinë. Pa siguri nuk ka demokraci. Ka demokraci presidenciale dhe parlamentare dhe nëse shihni fuqitë më të mëdha botërore udhëhiqen nga demokracitë presidenciale, SHBA, Franca, ndërsa Gjermania edhe pse nuk ka president kryeministri ka pushtet të fuqishëm. Prandaj vlerësimet se shkon drejt diktaturës janë të tepruara dhe nuk mbajnë”, vlerësoi Rizvan Sulejmani. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme