` . Stuhia ‘Krosa’ godet Japoninë, 1 i vdekur 49 të plagosur - TV-SHENJA

Stuhia ‘Krosa’ godet Japoninë, 1 i vdekur 49 të plagosur

Një person ka vdekur ndërsa 49 të tjerë janë plagosur në Japoni nga stuhia tropikale ‘Krosa’.
Stuhia goditi dje Japoninë ku Hiroshima është vendi më i goditur. Më shumë se 400.000 persona janë evakuar.
Rreth 800 fluturime dhe udhëtime me tren janë anulluar duke shkaktuar një kaos në udhëtime gjatë pushimeve verore. Sipas raportimeve të mediave, stuhia është nisur drejt veriut të Japonisë.

Viktima e vetme e regjistruar deri tani është një 82 vjeçar i cili ra në det të enjten në mëngjes, ndërsa lëvizte me varkë mes erërave të forta.