` . Stuhi të forta në jug të SHBA-së - TV-SHENJA

Stuhi të forta në jug të SHBA-së

Autoritetet në qytetin Franklin, në pjesën qendrore të Teksasit njoftojnë për dëme materiale në komunitetet e zonës të goditura nga tre tornado me shpejtësi ere prej 225 km/orë.

Ekipet e ndihmave kanë shkuar në zonë për të ndihmuar banorët dhe për të analizuar dëmet. Është njoftuar për së paku tetë viktima.

Ndërkaq, në pjesën lindore të Teksasit, autoritetet njoftojnë se dy fëmijë me moshë 3 dhe 8 vjeç gjetën vdekjen kur era e fortë rrëzoi një pemë mbi familjen e makinës gjatë udhëtimit